Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Ish-kreu i policisë së shtetit: Vëllai i ministrit trafikant droge! Turp!

Lapsi.al 9 May 2018
Ish-kreu i policisë së shtetit: Vëllai i ministrit trafikant

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prenci ka komentuar në rrejtete sociale menjëherë pas deklaratës së ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj për çështjen e vëllait të tij të dënuar për trafik droge. Ish-kreu i uniformave blu e quan të turpshëm faktin që vëllapi i ministrit është një trafikant ndërsa një polici të thjeshtë këtë nuk ia lejojnë duke e konsideruar “të papërshtatshëm”.

“Ministri i Brendshëm nuk mban përgjegjësi për vëllain trafikant droge! Polici më i thjeshtë sigurisht që PO! Ai është “i padenjë” për të luftuar krimin, edhe nëse e ka nisur këtë mision fisnik që fëmijë, madje edhe nëse ka plagë të krimit në trup! TURP!!!” – e mbyll Prenci.

Ai e ka drejtuar policinë e shtetit prej 30 marsit të vitit 2007 deri në 28 tetor 2009. Ai u largua pas vrasjes në Durrës së 4 efektivëve të policisë në aksionin për arrestimin e Dritan Dajtit. Pas kësaj ai u emërua si Inspektor i Lartë në ILDKP ku punoi deri në fund të vitit 2014. Edhe prej andej u largua me dorëheqje. Në 2015-ën punoi në hetimin tatimor ku sërish u largua pas përplasjeve me ish-drejtoreshën Briseida Shehaj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Fier, një i plagosur (FOTO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Levan të Fierit, ku një makinë tip Benz është dëmtuar e tëra dhe për pasojë ka mbetur i lënduar rëndë drejtu...

19:48

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI