Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Raporti i CIA-s: 40% e të punësuarve në Shqipëri, në kufijtë e ekzistencës, mjedisi i biznesit i varfër

Lapsi.al 10 May 2018
Raporti i CIA-s: 40% e të punësuarve në Shqipëri, në

Mjedisi i biznesit në Shqipëri, për Agjencinë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA) nuk mund të përkufizohet ndryshe përveçse i varfër.

Në raportin e saj lidhur me zhvillimet ekonomike të vitit të kaluar, CIA thekson se, që nga viti 2014, ekonomia shqiptare është përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme, por lidhjet e ngushta të tregtisë, remitancave dhe sektorit bankar me Greqinë dhe Italinë e bëjnë të prekshme ndaj efektëve të kapërcimit të krizave të mundshme të borxhit dhe rritjes së dobët të Eurozonës.

Raporti nënvizon uljen e remitancave nga shqiptarët që banonin në Greqi dhe Itali.

“Sektori bujqësor, i cili zë më shumë se 40% të punësimit, por më pak se një të katërtën e GDP-së, – thuhet aty, – është i kufizuar kryesisht në operacionet e vogla familjare dhe te bujqësia në kushtet e mbijetesës”, që do të thotë prodhim aq sa për të ushqyer familjen.

Kjo vjen për shkak të mungesës së pajisjeve moderne, të drejtave të paqarta të pronësisë dhe ngastrave të vogla të tokës.

Kodet komplekse të taksave dhe kërkesat e licencimit, një sistem gjyqësor i dobët, korrupsioni endemik, zbatimi i dobët i kontratave, çështjet e pazgjidhura të pronësisë dhe infrastruktura e vjetëruar kontribuojnë në mjedisin e varfër të biznesit në Shqipëri, duke e bërë të vështirë tërheqjen e investimeve të huaja.

Furnizimi me energji elektrike i vendit vlerësohet si i pabarabartë, pavarësisht përmirësimit të kapaciteve të Sistemit të Transmetimit. Zbatimi më i mirë i kontratave të energjisë elektrike për çdo rast konsiderohet të ketë përmirësuar qëndrueshmërinë financiare të sektorit, duke zvogëluar mbështetjen e tij te buxheti.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI