Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Berisha citon Edi Ramën: Agron Xhafajn, baba i dy fëmijëve me një punë të ndershme (VIDEO)

Lapsi.al 10 May 2018
Berisha citon Edi Ramën: Agron Xhafajn, baba i dy fëmijëve me

Pasi Gramoz Ruçi ka ndërprerë seancën parlamentare dhe ka nxjerrë jashtë gazetarët, Sali Berisha ka lexuar në parlament një status të Edi Ramës kohë më parë, kur kryeministri mbronte Agron Xhafajn, si një baba të të dy fëmijëve në punën e tij të ndershme dhe që kishte vetëm një faj, që ishte vëllai i Fatmir Xhafajt.

Berisha lexoi të plotë deklaratën e Edi Ramës, duke e quajtur atë të degraduar psikologjikisht dhe që s'mund të jetë avokat i Agron Xhafës, një trafikant ndërkombëtar, i dënuar me vendim të prerë me 7 vjet e 2 muaj burg.

Kryeministri Rama, 5 gusht 2016:

“Saliu e ka ndërmarrë fushatën e tij të ndyrë të radhës këtë herë, për të baltosur Fatmir Xhafajn! Dhe në stilin e tij të vjetër e të neveritshëm bolshevik, ka ngritur një akuzë mbi një histori të sajuar këmbë e krye, për të vëllanë e Fatmirit. Një histori me drogë venezuelane, për babain e dy fëmijëve që është në punën e tij të ndershme dhe ka vetëm një faj:Eshtë vëllai i njeriut që drejton Komisionin e Posaçëm Parlamentar për reformën më të rëndësishme dhe më të vështirë të 25 vjetëve të fundit!”

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI