Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Ish kryeprokurori Sollaku kundër Vetingut: Me këto ritme nuk mbeten më prokurorë dhe gjyqtarë!

Lapsi.al 8 May 2018
Ish kryeprokurori Sollaku kundër Vetingut: Me këto ritme nuk mbeten

Ish-prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku parashikon që me procedurat strikte për kontrollin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, nuk do të mbetet më askush në sistemin e drejtësisë. I ftuar në Ora Neës, Sollaku tha se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit duket sikur po kërkon gjilpërn në kashtë kur kontrollon pasuritë e njerëzve të sistemit të drejtësisë.

"Ka vendimarrje të tilla që duhet sikur “po kërkohet gjilpëra në kashtë” dhe me këto ritme ka një situatë ndrydhje nga gjyqtarët dhe prokurorët që me këtë situatë dhe me këtë metodologji vështirë se mund të mbeten në funksion 5% e magjistratëve, e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

T'u kërkosh sot gjyqtarëve dhe prokurorëve dokumentacion për periudhën kur ai nuk ka qenë gjyqtar, kur nuk e ka pasur detyrim në ligj për të mbajtur arshivë, nuk ka pasur dhe financier për të bërë bilancin; Sa mora këtë vit, sa harxhova dhe sa ngelën? Ka nevojë të korrektohet" tha ish kryeprokurori.

 

Theodhori Sollaku sugjeroi korrektim të mënyrës se rivlerësimit të pastërtisë së figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sollaku ka qenë në krye të prokurorisë para Adriatik Llallës dhe më pas u bë pjesë e Asamblesë së Partisë Socialiste. Vetë Sollaku nuk ka kaluar veting.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI