Flash

Shpërndanin kokainë në zona të ndryshme të Tiranës, 4 persona në pranga

Lapsi.al 8 May 2018
Shpërndanin kokainë në zona të ndryshme të

Katër persona kanë rënë në pranga, pasi ishin përfshirë në një grup të tregëtimit të kokainës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasit Gëzim Kovaçi, 46 vjeç, Flobenc Kurti, 30 vjeç, Artur Nikoçi, 23 vjeç si dhe Muharrem Bakalli, 38 vjeç, banues në Tiranë

Sekuestrohet 217 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, 2 automjete, 4 aparate celularë dhe 1 peshore elektronike.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Avangarde”, gjatë të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit :

– Gëzim Kovaçi, 46 vjeç, banues në Tiranë

– Flobenc Kurti, 30 vjeç, banues në Tiranë

– Artur Nikoçi, 23 vjeç, banues në Tiranë

– Muharrem Bakalli, 38 vjeç, banues në Tiranë

Shtetasit e mësipërm ishin në ndjekje nga shërbimet e policisë, pasi për ta disponohej informacion se merreshin me shitblerje të lëndës narkotike të llojit kokainë në zona të ndryshme të kryeqytetit dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, 4 shtetasit e lartpërmendur janë konstatuar nga shërbimet e policisë duke u takuar së bashku në zonën e “Fushës së Aviacionit” dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Golf” me drejtues shtetasin Artur Nikoçi dhe pasagjer Flobenc Kurti është gjetur një paketim i mbështjellë me natriban brenda të cilit kishte lëndë narkotike të dyshuar e llojit kokainë si dhe një peshore elektronike.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

– lënda narkotike e dyshuar e llojit kokainë e cila pas matjes në peshore elektronike rezultoi e peshës 217 gramë

– automjeti tip “Golf” dhe automjeti tip “Mercedez Benz”

– 4 aparate celularë

 

Të këshilluara

Divjaka pa rrugë, por me kullë

Rruga që lidh Divjakën me autostradën është një ndër rrugët më të ngarkuara në vjeshtë dhe pranverë. Prodhimet e zonës transportohen drejt të gjithë Shqi...

22:23

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI