Flash

Hetimet për vrasjen në Fushë-Krujë, kamerat filmuan 49-vjeçarin duke blerë benzinë

Lapsi.al 8 May 2018
Hetimet për vrasjen në Fushë-Krujë, kamerat filmuan

Verifikohet personi i filmuar nga kamerat e një karburanti pranë vendit ku u gjet kufoma e djegur brenda një makine në Derven të Krujës. 49-vjeçari nga Thumana ishte regjistruar teksa blinte një bidon benzinë tek pika e karburantit, por lënda djegëse u gjet e paprekur gjatë kontrollit në banesën e tij një ditë pas ngjarjes së 5 majit. Banori i krujës u arrestua vetëm për armën pa leje që iu gjet në shtëpi, ndërsa janë përjashtuar dyshimet ndaj tij në lidhje me vrasjen.

Policia ka verifikuar një nga personat kryesorë të dyshuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur më 5 maj në Fushë Krujë ku u gjet i djegur në makinë një person i dyshuar si Xhaferr Osmani, 61 vjeç, nga Kosova.

Pas ngjarjes, hetuesit sekuestruan kamerat e sigurisë të bizneseve të zonës, ku ra në sy një person që mbushte një shishe me benzinë në një pikë karburanti pranë vendit të ngjarjes.

Policia identifikoi këtë shtetas me iniciale B.Sh, 49 vjeç, banues në Thumanë të cilit iu bë kontroll në banesë një ditë pas gjejes së kufomës në makinën e djegur në Derven. Sipas policisë, 49-vjeçari u arrestua pasi në banesën e tij u gjet një pushkë model 56, dy krehëra dhe 300 fishekë.

Gjatë kontrollit, policia gjeti edhe shishen me benzinë që ky person kishte blerë tek karburanti pranë vendit ku u gjet viktima i djegur në makinë. Hetuesit thanë se shishja ishte e mbushur me lëndë djegëse e cila nuk ishte përdorur, ndërsa 49-vjeçari ka treguar se i duhej për motorin.

Për këtë arësye, shtetasi me iniciale B.Sh është arrestuar vetëm për akuzën e mbajtjes pa leje të armëve luftarake ndërsa nuk është ngritur ndonjë akuzë ndaj tij në lidhje me vrasjen e personit që dyshohet se është 61-vjeçari Xhaferr Osmani nga Kosova.

Analiza e ADN-së nuk ka përfunduar ende për të konfirmuar identitetin e personit të vrarë, ndërsa policia po heton në disa pista që lidhen me aktivitetin e viktimës në biznes por edhe probleme të jetës private pas disa bisedave të gjetura në rrjetet sociale të 61-vjeçarit.

Të këshilluara

Divjaka pa rrugë, por me kullë

Rruga që lidh Divjakën me autostradën është një ndër rrugët më të ngarkuara në vjeshtë dhe pranverë. Prodhimet e zonës transportohen drejt të gjithë Shqi...

22:23

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI