Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Berisha rendit disa nga dosjet me të cilat Tahiri mban 'peng' Ramën

Lapsi.al 8 May 2018
Berisha rendit disa nga dosjet me të cilat Tahiri mban 'peng'

Duke theksuar se Ministri i Brendshëm ka më shumë informacion se Kryeministri, kreu i SHISH dhe se Presidenti, Sali Berisha u shpreh se Edi Rama është skllav i informacioneve dhe dosjeve që Saimir Tahiri ka për të.

I ftuar në emisionin "360 gradë", ish-kryeministri renditi disa ngjarje, të cilat sipas tij, inkriminojnë Edi Ramën dhe Tahiri ka informacion të detajuar për to.

Sali Berisha kujtoi dosjen e Xibrakës, Mark Frrokun, djalin e Luiza Xhuvanit dhe jo vetëm, ndërsa shtoi se Edi Rama është peng i Saimir Tahirit pasi ky i fundit di për Edi Ramën sa vetë kryeministri di për veten e tij.

"Mendoj se marrëdhëniet midis tyre janë tipike si ato të dy kockave mafioze, të cilat vënë në hipotekë për njëri tjetrin, kokat e tyre.

Edi Rama, skllav i informacioneve dhe dosjeve që Tahiri ka për të që nga dosja e Xibrakës, unë po të them këtu, jo vetëm që Olsi Rama ka kauar mbi 5 herë kufirin me makinën e drogës së grupit të Xibrakës, por ekzistojnë kilometra biseda mes Ramës e grupit, të cilat Tahiri i ka të gjitha. 

Tahiri di se kush e urdhëroi atë dhe kush i dha platformën e kanabizimit të Shqipërisë, ai di se kush i dërgonte valixhet me euro tek Edi Rama, se pse ai urdhëroi të fshihen urdhëri i intepolit për arrestin e Mark Frrokut, Tahiri di se kush i urdhëroi autoritetet shqiptare për ti hapur rrugë Arben Frrokut në Kroaci, Saimir Tahiri e di se kush urdhëroi lirimin e Bardhok Kllanës kur policia e ndaloi në Laprakë. Tahiri di për Edi Ramën, pothuaj sa di Edi Rama për veten e tij.

Tahiri e di se ç'bëri Edi Rama me superkillerin e Luiza Xhuvanit. 

Duhet të dini një gjë, në Shqipëri, njeriu që ka informacion të pakrahasueshëm është Ministri i Brendshëm, më shumë se kryeministri, se kreu i SHISH se Presidenti etj." - u shpreh Sali Berisha.

Të këshilluara

Tiranë, të shtëna me armë në 'Don Bosko'

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në zonën e “Don Boskos”. Menjëherë me marrjen e sinjalizimit, dhjetra forca policore janë nisur drejt vendngjarjes për të ...

21:58

FOTO/ Mbërrin Izet Haxhia, blindohet Rinasi

Ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, Izet Haxhia një nga personat e dënuar për vrasjen e deputetit Azem Hajdari në shtator 1998. Ai u ekstradua nga Turqia pas ...

20:47

Thaçi thirret në Berlin nga Angela Merkel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndodhet për një vizitë zyrtare në Berlin për të takuar kancelaren gjermane, Angela Merkel. “Sapo kam arritur në Berlin, m...

20:09

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Me sytë katër

PAPARAZZI