Flash

Sqarimi i policisë: Pse u ekstradua Izet Haxhia nga Turqia

Lapsi.al 8 May 2018
Sqarimi i policisë: Pse u ekstradua Izet Haxhia nga Turqia

Policia e shtetit ka bërë sqarimin e parë zyrtar pas ekstradimit në Shqipëri të Izet Haxhisë, njërit prej personave të dënuar për vrasjen e Azem Hajdarit 20 vjet më parë. Në njoftimin zyrtar thuhet se specialistët e Interpol Tirana bënë të mundur ekstradimin nga Turqia drejt Shqipërisë të shtetasit shqiptar Izet Haxhiaj, 52 vjeç, lindur në Babinë, Tropojë.

Sipas policisë "shtetasi Izet Haxhiaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim penal nr. 316, datë 29.04.2002 e ka dënuar me 25 vjet burg për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim”, “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Vrasje me paramendim të mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 79/c-25, 78-25 dhe 78-25/22 të Kodit Penal".

Në datë 12.09.1998, rreth orës 21:15, pranë ish Selisë Qendrore të Partisë Demokratike në Tiranë, janë vrarë me armë zjarri Azem Hajdari, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Besim Çerja. truproja e tij dhe është plagosur rëndë shtetasi tjetër Z. N. Policia thotë se hetimet kanë zbuluar se Izet Haxhiaj, ka qenë një prej autorëve të kësaj ngjarjeje.

Të këshilluara

FOTO/ Mbërrin Izet Haxhia, blindohet Rinasi

Ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, Izet Haxhia një nga personat e dënuar për vrasjen e deputetit Azem Hajdari në shtator 1998. Ai u ekstradua nga Turqia pas ...

20:47

Thaçi thirret në Berlin nga Angela Merkel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndodhet për një vizitë zyrtare në Berlin për të takuar kancelaren gjermane, Angela Merkel. “Sapo kam arritur në Berlin, m...

20:09

Mbërrin në Rinas Izet Haxhia (FOTO)

Në aeroportin e Rinasit kanë shkuar forcat e policisë për të pritur Izet Haxhinë, ish truprojën e Sali Berishës i cili u ekstradua nga Turqia. Ai është dënuar p...

20:06

Incident në Laç, Rama qëllohet me vezë

Në përfundim të takimit për llogaridhënien e qeverisë në qytetin e Laçit, kryeministri Rama është goditur me vezë. Incidenti nodhi teksa ai po dilte nga salla k...

19:53

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI