Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Grabitja e postës së prokurorisë në Durrës, PD: Dëshmi se shteti e krimi janë një i vetëm

Lapsi.al 8 May 2018
Grabitja e postës së prokurorisë në Durrës, PD:

Partia Demokratike përmes deputetit Enkelejd Alibeaj reagoi në lidhje me vjedhjen e dokumenteve të prokurorisë nga posta e Durrësit. Sipas tij grabitja e postës sekrete në Prokurorinë e Durrësit është një nga aktet më të rënda dhe të paprecedentë në të gjithë historinë e shtetit shqiptar.

Reagimi

Nuk ka ndodhur kurrë më parë, as në momentet më kritike të vendit, që të grabiten dokumenta sekretë as natën dhe as ditën.

Grabitja e materialeve sekrete për Prokurorinë e Durrësit është dështimi më i madh i rënies së shtetit përballë krimit.

Është dëshmia sesi shteti dhe krimi janë një i vetëm!

Bashkëpunimi i shtetit me krimin ka arritur në nivele të tilla, saqë krimi i organizuar di jo vetëm përmbajtjen e dokumenteve sekrete, por krimi di vendin dhe orën kur ato do të tërhiqen nga korrieri i posaçëm i postës sekrete.

Partia Demokratike i kërkon Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme dhe Policisë së Shtetit të informojë menjëherë publikun se çfarë përmbante posta sekrete, kush ishte në dijeni të dokumenteve dhe cili ishte institucioni marrës dhe dërgues.

A ka lidhje posta sekrete e grabitur me hetime për Kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon?

A ka lidhje posta sekrete e grabitur me hetimet për trafikun e drogës nëpërmjet Portit të Durrësit?

Grabitja e postës sekrete për Prokurorinë e Durrësit është një nga shumë provat se marrja e drejtësisë nën kontrollin e Edi Ramës do të thotë se sot drejtësinë e kontrollon krimi i organizuar.

Këtë e provon edhe nxitimi i Prokurorisë së Durrësit për të mohuar rëndësinë e materialeve të grabitura. Deklarata e Prokurorisë është qesharake, sepse grabitësit nuk ja koleksionues të letrave çfarëdo që i shkojnë prokurorisë. Dokumentet e grabitura kanë rëndësi për aktivitetin kriminal të atij që ka urdhëruar grabitjen e tyre.

Çdokush që ka besuar se prokuroria do të performonte ndryshe pas reformës në drejtësi, sot e provoi edhe një herë se gjithçka ishte një iluzion. E vërteta është se pa shkëputjen e lidhjeve të qeverisë nga krimi, situata në vend do të përkeqësohet.

Të këshilluara

Tjetër tunel në rrugën Tiranë-Elbasan

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka arritur të gjejë zgjidhjen teknike të projektit të rrugës Tiranë- Elbasan, ku ka rrëshqitur një masiv i madh shkëmbor, në anën e E...

16:02

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Me sytë katër

PAPARAZZI