Flash

Vettingu, sot del para Komisionit të Pavarur të Kontrollit gjyqtari Fatmir Hoxha

Lapsi.al 7 May 2018
Vettingu, sot del para Komisionit të Pavarur të Kontrollit gjyqtari

Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese është gjyqtari i radhës që do t'i nënshtrohet procesit të vettingut. Ditën e sotme në orën 11:00 do të zhvillohet seanca dëgjimore.

Trupa gjykuese përbëhet nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Alma Faskaj. Fatmir Hoxha është anëtari i 4 i Gjykatës Kushtetuese që përballet me procesin e vetingut pas Fatos Lulos, Vitore Tushës dhe Altina Xhoxhajt.

Zyrtarisht Gjykata Kushtetuese ka hyrë në kolaps pas vendimit të KPK për shkarkimin e anëtarës Altina Xhoxhaj.

Kuorumi prej anëtarësh është i pamjaftueshëm për zhvillimin e seancave gjyqësore dhe për shpalljen e vendimeve në Gjykatën Kushtetuese.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI