Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Itali, sekuestrohet 206 kg drogë dhe 66 mijë euro, në pranga edhe ndërmjetësi shqiptar

Lapsi.al 7 May 2018
Itali, sekuestrohet 206 kg drogë dhe 66 mijë euro, në pranga edhe

'Bandat kriminale shqiptare vijojnë të përparojnë me një progres të shpejtë në trafikun e drogës përtej Adriatikut’. Kështu shkruajnë mediat italiane, teksa raportojnë për goditjen e një tjetër grupi kriminal me 206 kg marijuanë të fshehur në kamion, që transportonte materiale ndërtimi.

Kamioni drejtohej nga 48-vjeçari italian, Enzo Di Mauro, që sipas hetimeve, rezulton të jetë i lidhur me bandën e ‘Ndragheta-s’. Italiani dyshohet se ishte ‘koka’ e trafikut të drogës që vinte nga Spanja, ndërsa vepronte në bashkëpunim me shqiptarët. Gjatë hetimeve policore, në pranga ka rënë dhe 50-vjeçari shqiptar, Eduart Mecani, nga Durrësi, i cili priste kamionin për të shkarkuar qeset me marijuanë.

Goditja e kësaj bande u bë mbrëmjen e të shtunës, teksa policia ngriti dyshime të forta pas lëvizjeve të shpeshta të kamionëve. Përveç lëndës narkotike, karabinierët zbuluan dhe 66 mijë euro cash, të cilat dyshohet se janë fituar nga aktiviteti kriminal. Ndërkohë, policia ka ngritur kontrolle të shumta në zonë, pasi sipas saj, organizata kriminale nuk mund të përbëhet vetëm nga dy persona.

Dyshohet se është një rrjet i gjerë në Spanjë i përbërë nga ndërmjetësues dhe furnizues të drogës të importuar më parë nga Afrika e Veriut, ndërsa ka një vend ku shqiptarët presin ngarkesën për ta marrë dhe tregtuar atë. Destinacioni përfundimtar i lëndës narkotike ishte Milano dhe dhe disa qarqe të tjera në Itali.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI