Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

VETINGU/ Gjykatësi i Kushtetueses detyrohet të tregoje edhe lekët që i hodhën në dasëm

Lapsi.al 7 May 2018
VETINGU/ Gjykatësi i Kushtetueses detyrohet të tregoje edhe lekët

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të japë vendimin për gjyqtarin e Kushtetueses Fatmir Hoxha me 10 maj. Në seancën dëgjimore Hoxha nuk ishte i pranishëm, po është përfaqësuar nga avokati i tij Julian Mërtiri. KPK vlerësoi se gjyqtari Hoxha ka qenë shumë bashkëpunues dhe figurë e pastër, por për sa i përket pasurisë nuk justifikon një shumë prej 17 milionë lekësh.

Avokati i Hoxhës dha këtë sqarim: “Shuma është plotësisht e justifikueshme. Hoxha që nga 2011 është emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe është transferuar nga qyteti i Shkodrës, banesë që e ka shitur me orenditë dhe shuma i përket orendive dhe shtëpisë. Borxhi është ende një borxh që po shlyhet dhe një kredi nga shteti që po e shlyhen sipas kushteve të kontratës përkatëse. kredia është marrë sipas një VKM të 2007 si një nga funksionarët e lartë”, bëri të ditur Mërtiri. Ky është argumenti që avokati jep për blerjen e apartamentit prej 140 mijë euro nga ana e Hoxhës në kryeqytet.

Avokati shtoi se gjyqtarit 275 mijë lekë të reja ia kanë hedhur në dasmë, dhe kjo mund të vërtetohet me kasetën e dasmës së vitit 2003.

"Pasuria e gjyqtarit Hoxha është vetëm apartamenti ku ai banon në Tiranë me familjen e tij. Mos u përqëndroni tek kasetat e dasmës, bëhet fjalë për një të dhënë të caktuar. Është një element në 2003 ku është pretenduar nga KPK për një shumë që nuk justifikohet dhe nga subjekti i rivlerësimit zoti Hoxha me të drejtë është kërkuar që të administrohet kaseta e dasmës së tij, ku në një dasmë tradicionale kjo shumë është fare normale lënë nga miqtë dhe të afërmit" u shpreh avokati.

KPK tha se gjyqtari ka zvarritur e nuk ka gjykuar në kohë disa cështe referuar tre denoncimeve, por megjithatë nuk mund të parashikohet vendimi që do të jepet pas tre ditësh. Më herët procesit iu nënshtrua Fatos Lulo, Vitore Tusha dhe Altina Xhoxhaj, nga të cilët me sukses kaloi vetëm Tusha.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI