Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Durrës, fshihen në trajlerin me konfeksione për të ikur nga Shqipëria

Lapsi.al 7 May 2018
Durrës, fshihen në trajlerin me konfeksione për të ikur nga

Katër të rinj, nga Durrësi, Tirana, Mirdita dhe Peshkopia vendosën të kalonin kufirin duke u fshehur brend një trajleri. Por skaneri dhe kontrolli në vijën e dytë nga policia kufitare në portin e Durrësit i zbuloi.

Policia arrestoi më 6 maj drejtuesin e trajlerit, Mariglen Mema 24 vjeç , banues në Shijak dhe Altin Hajdini 29 vjeç, banues në Durrës, i fshehur në trailer, me qëllim për të kaluar Kufirin në mënyrë të paligjshme.

Tre shtetasit e tjerë të gjetur në trailer ishin H.L. 32 vjeç, banues në Tiranë; V.M. 34 vjeç, banues në Mirditë dhe F.V. 28 vjeç, banues në Peshkopi.

"Në vijim janë vënë në dijeni edhe Specialistët e Doganës dhe Drejtorisë Vendore të Kufirit, të cilët gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip trailer, (i ngarkuar me makineri dhe konfeksione), me drejtues shtetasin Mariglen Mema kanë gjetur të fshehur 4 shtetas me qëllim për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, duke i'u shmangur kontrollit kufitar. Shtetasit e mësipërm janë persona me rekorde, si të parregullt në vendet e BE-së" informoi sot policia e Durrësit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" parashikuar në nenin 298 të Kodit Penal.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI