Flash

Mund të arrestohet Saimir Tahiri? Ditmir Bushati thotë se...

Lapsi.al 4 May 2018
Mund të arrestohet Saimir Tahiri? Ditmir Bushati thotë se...

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka komentuar dorëzimin e mandatit të Saimir Tahirit. I ftuar në “Zonë e Lirë” ai është shprehur se shpreson që të zbardhet sa më shpejt e vërteta dhe “shpreson që Tahiri të dalë faqe bardhë”.

“Nuk ka pikën e diskutimit, në planin njerëzor, aq më tepër kur kemi qenë miq. Unë uroj që drejtësia të thotë sa më shpjet fjalën. Nuk më takon mua të shprehem për këtë ngjarje.

Uroj së Saimiri të dalë faqebardhë nga kjo histori. Është hera e parë që politikan kaq i rëndësishëm të lërë mandatin e deputetit. Natyrisht është një akt shumë kurajoz, nuk e kemi parë asnjë rast kështu deri tani” – thotë ministri i jashtëm.

I pyetur nga Çani nëse Tahiri do të arrestohet, Bushati përgjigjet: “Nuk mund të arrestohet nëse nuk ka prova të qenësishme”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI