Flash

Kryemadhi për Tahirin: Nuk tha asnjë fjalë të sinqertë, shantazhoi Ramën...

Lapsi.al 4 May 2018
Kryemadhi për Tahirin: Nuk tha asnjë fjalë të sinqertë,

Sipas Monika Kryemadhit, fjala e Saimir Tahirit kur dorëzoi mandatin e deputetit nuk ka qenë e sinqertë.

Kryemadhi tha në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së, se Tahiri duhet të thoshte të vërteta, dhe jo të shantazhonte Edi Ramën.

“Dje dhe sot vëmendja e publikut ka qenë të Saimir Tahiri. Të gjithë u morën me ato që ai ka thënë, por nuk u morën me ato që ai duhet të thoshte dhe ato që ai duhet të bënte.

Të gjithë presin gjykimin e Tahirit, por drejtësia nuk ka vijuar. Asnjë fjalë të sinqertë nuk ka pasur në fjalën e tij, dhe lotët që janë bërë disa herë ngjajnë si lot krokodili. Nëse Tahiri do të ndjente një faj, ai duhet të kishte kërkuar falje, dhe jo të bënte shantazhe dhe shoë. Ai duhet të kishte kërkuar falje për drogën. Ai duhet të thoshte të vërtetën dhe jo të shantazhonte Ramën." - u shpreh Monika Kryemadhi, teksa shtoi se Edi Rama po intimidon drejtues të LSI-së.

Të largohet një orë e parë nga pushteti, Rama duhet të largohet sa më shpejtë. Shpesh dëgjojmë akuza nga Rama dhe suflerët e tij, dhe intimidojnë drejtues të LSI-së. Kjo gjë do ndodhi, por jo për shumë kohë se gjithçka mbi kokë Edi Ramës." 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI