Flash

Zbulohet emri i vërtetë i shqiptarit, që u kap me 1 ton kokainë, është nga Laçi

Lapsi.al 3 May 2018
Zbulohet emri i vërtetë i shqiptarit, që u kap me 1 ton

Dritan Gradica dhe Julian Deblini janë sipas mediave spanjolle identitetet e dy shqiptareve të arrestuar në Spanjë me 1 ton kokaine kolumbiane. Nga verifikimi i “News24” rezulton se i pari ka vjedhur identitetin, ndërsa i dyti Julian Deblini nuk ekziston në regjistrin kombëtar të Gjendjes Civile në Shqipëri. News 24 raportoi se, njëri prej të arrestuarve, dhe pikërisht ai që ka vjedhur identitetin e Dritan Gradicës, është shtetasi Arjan Ndoci, nga Laçi, vëllai i një biznesmeni të njohur në Tiranë.

Personi tjetër, është një shtetas nga Lezha dhe rezulton që prej vitesh nuk ka shkelur në territorin shqiptar. Policia e Shtetit është duke bashkëpunuar me autoritetet e DEA-s dhe policisë spanjolle për të konfirmuar identitetin e vërtetë të të arrestuarve, por deri më tani një gjë e tille nuk është bërë e mundur.

Shqiptarët që sipas mediave spanjolle ishin Dritan Gradica dhe Julian Deblini, u vunë në pranga tri ditë më parë në Madrid, në hollin e një hoteli, vetëm pak pasi autoritetet e policisë sekuestruan një sasi rekord prej 1 ton kokainë dhe një valixhe me 1.55 milionë euro.

Droga, e cila, mendohet të jetë blerë tek Klan Del Golfo në Kolumbi, ishte transportuar drejt Madridit me carter dhe në secilën prej pakove kishte të vulosur siglën CR7, të njëjtë me atë që përdoret për yllin e futbollit, Ronaldo.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI