Flash

Washington Post: Tahiri u largua për të mos penguar integrimin e vendit

Lapsi.al 3 May 2018
Washington Post: Tahiri u largua për të mos penguar integrimin e

Mediat e huaja kanë nisur të raportojnë për ngjarjen më të rëndësishme të politikës sot në Shqipëri.

Gazeta e njohur amerikane, Washington Post ka publikuar një raportim të Associated Press për vendimin e Saimir Tahirit që të dorëzojë mandatin e deputetit.

“Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, ka dhënë dorëheqje si deputet për të lejuar hetuesit që të provojnë përfshirjen e tij të supozuar në një rrjet të trafikimit të drogës.

Saimir Tahiri tha të enjten se heq dorë nga ky post në mënyrë që hetimi të mos interferojë me rrugën e integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian”.

“Tahiri, që ka shërbyer si ministër i Brendshëm nën qeverinë socialiste nga viti 2013 deri në vitin 2017, akuzohet për lidhje të dyshuara me një grup të dyshuar për trafikimin e sasive të mëdha të kanabisit. Disa nga liderët e grupit janë arrestuar në Shqipëri dhe Itali.

Tahiri ka mohuar lidhjet me grupin.

Vitin e shkuar, parlamenti i hoqi imunitetin Tahirit, në mënyrë që prokurorët të mund ta pyesin dhe t’i kontrollojnë banesën.

Shqipëria pret që Këshilli Europian të miratojë nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në qershor”.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI