Flash

Patozi: Për shpirtërat që trazon dorëzimi i Saimir Tahirit

Lapsi.al 3 May 2018
Patozi: Për shpirtërat që trazon dorëzimi i Saimir Tahirit

Mes ironisë, Astrit Patozi shprehet se nëse Saimir Tahiri ishte një peshk i vogël, atëherë i duhet uruar rrugë të mbarë gjuetisë së peshkaqenëve.

Patozi deklaron se dorëzimi i mandatit nga Tahiri trazon shpirtëra që kanë bërë prej kohësh gjumë të trazuar.

REAGIMI I ASTRIT PATOZIT: 

Shpirtrat që mund të ketë trazuar dorëzimi i Tahirit

Nëse Saimir Tahiri paska qenë një peshk i vogël, siç po thuhet, atëherë rrugë të mbarë gjuetisë së “peshkaqenëve”, pavarësisht krahut që kanë zgjedhur për të qëndruar në oqeanin e zullumit!

Nuk ka fare rëndësi, nëse janë shefa apo kundërshtarë të tij.

Cilado qoftë arsyeja e dorëzimit të tij tek drejtësia, ata që bëjnë prej kohësh gjumë të trazuar, për shkak se e dinë ç’kanë bërë, kanë një arsye më shumë të shikojnë ëndrra të keqija.

Të paktën nuk qëndron më alibia se mbrojtja e ish-ministrit me imunitet ishte një barrikadë e fortë për pandëshkueshmërinë.

Dhe kjo nuk ka të bëjë shumë me atë që mund të thotë apo tregojë vetë Tahiri gjatë hetimit të tij.

Më tepër se kaq, është djegia e një etape tjetër në një proces me sa duket të pakthyeshëm, dhe me shumë gjasë ky është shkaku se pse po përvëlon kaq shumë.

Është ai momenti, kur e ndjen se po të ngrihet niveli i ujit dhe ti e di që nuk mund të notosh, ngaqë t’i kanë lidhur duart.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI