Flash

Kryebashkiakë me 3 mandate, PS i rihap rrugë kandidimit të Qazim Sejdinit dhe Vangjush Dakos

Lapsi.al 2 May 2018
Kryebashkiakë me 3 mandate, PS i rihap rrugë kandidimit të Qazim

Partia Socialiste iu ka hapur dje rrugë rikandidimit në bashkitë kryesore të vendit, të krerëve aktualë, që kanë më shumë se 3 mandate në këtë funksion. Në ligjin “Për vetëqeverisjen vendore” të miratuar në vitin 2015, theksohet se kryetarët e bashkive u kufizohet e drejta për të kandiduar për këtë post nëse do të kalojnë tri mandate radhazi. Por edhe pse kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, është në detyrë që prej vitit 2006, numërimi i mandateve të tij do të nisë të numërohet pikërisht nga hyrja në fuqi e ligjit “Për vetëqeverisjen vendore”.

E njëjta gjë dhe për Qazim Sejdinin, kryebashkiakun e Elbasanit. Qazim Sejdini është zgjedhur në krye të Bashkisë së Elbasanit që në vitin 2007. Edhe ai, sipas ligjit “Për vetëqeverisjen vendore”, llogaritet të ketë kaluar vetëm një mandat në këtë funksion dhe ligjërisht i takon e drejta për të rikandiduar edhe për dy mandate të tjera. Në nenin 59 të ligjit “Për vetëqeverisjen vendore”, ku flitet për kryetarin e bashkisë, theksohet se: “Kryetari i bashkisë mund të zgjidhet dhe të ushtrojë vetëm 3 mandate të njëpasnjëshme në krye të bashkisë, me të drejtë rizgjedhjeje”.

 

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI