Flash

Pakti detar me Greqinë, njihuni me tre ekspertët e Athinës

Lapsi.al 1 May 2018
Pakti detar me Greqinë, njihuni me tre ekspertët e Athinës

Greqia është angazhuar maksimalisht për negociatat me Shqipërinë për çështjen e kufirit detar, duke zgjedhur ekspertët më të njohur në vendin fqinj.

Mes grupit të palës greke bien në sy tre emra që edhe më herët janë marrë me këtë problem.

Ata ishin një ditë më parë në tryezën e parë të negociatave që u zhvilluan në Tiranë.

Vizion Plus ka mësuar se tre ekspertët kryesorë të palës greke janë: Petros Liakuras, Kristos Rozakis dhe Efthimios Papastavridhis.

Liakuris është profesor i së drejtës ndërkombëtare dhe është pjesë e grupit të punës për përcaktimin e kufirit detar me Shqipërinë prej vitit 2015.

Ka kryer studimet në Harvard ku është specializuar për negociata në teori dhe praktikë.

Rozakis është profesor në Universitetin e Athinës, diplomat dhe gjyqtar. Ai ka qenë në detyrën e Nënkryetarit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Ndërsa Papastavridhis është jurist dhe është specializuar për të drejtën ndërkombëtare detare. Takimi i parë mes ekspertëve zgjati rreth 8 orë dhe takimi i ardhshëm pritet të jetë së shpejti në Athinë.

Ndërsa ditën e enjte dhe të premte ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Selanik ku do të takohet me homologun grek Kotzias.

Të këshilluara

Tjetër aksident, vdes 74-vjeçari

Pas aksidentit tragjik në Kurbin, një tjetër aksident ka ndodhur në qytetin e Fierit. Viktima është 74-vjecari Laver Çela. Ai humbi jetën pasi u rrëzua nga bici...

18:16

Tiranë, i riu humb jetën tragjikisht

Një i ri në Tiranë i ka dhënë fund tragjikisht jetës. Ai është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në oborrin e banesës private ku jetonte me familjarët, në rrugë...

17:51

Itali, shqiptari vdes tragjikisht në pyll

Familja e tij po e kërkonin mbrëmjen e shkuar, pasi nuk ishte kthyer në shtëpi. Por, shpresat u shuan në orën 2 të mëngjesit të sotëm, kur një druvar më pak se ...

17:46

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI