Flash

Tre ditë pas aksidentit, asnjë gjurmë për policët e humbur të Kosovës

Lapsi.al 1 May 2018
Tre ditë pas aksidentit, asnjë gjurmë për policët e

As të martën nuk është gjetur asnjë gjurmë në lidhje me policët e Kosovës, të cilët rezultojnë të humbur që nga mbrëmja e së shtunës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt Agim Gashi tha se pavarësisht kërkimeve nga ana e zyrtarëve të Policisë, FSK-së, zhytësve dhe mekanizmave tjerë ende nuk ka asnjë të re në lidhje me fatin e dy policëve.

“Nuk ka asgjë as sot, kërkimet kanë filluar qysh herët dhe do të vazhdojnë deri në gjetjen e tyre”, tha Gashi. Malësor Dashi dhe Armend Trena janë dy policët e Kosovës të cilët që nga mbrëmja e së shtunës rezultojnë të zhdukur pas një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Kaçanik-Han i Elezit.

Sipas versionit zyrtar të Policisë ata kanë rënë në lumin Lepenc pas një makina të cilën po udhëtonin doli nga rruga. Sipas Policisë dy policët natën e aksidentit kanë qenë me detyrë zyrtare. Vetura u nxor nga uji natën e aksidentit ndërsa deri më tani nuk është gjetur asnjë shenjë e dy policëve.

Të këshilluara

Tjetër aksident, vdes 74-vjeçari

Pas aksidentit tragjik në Kurbin, një tjetër aksident ka ndodhur në qytetin e Fierit. Viktima është 74-vjecari Laver Çela. Ai humbi jetën pasi u rrëzua nga bici...

18:16

Tiranë, i riu humb jetën tragjikisht

Një i ri në Tiranë i ka dhënë fund tragjikisht jetës. Ai është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në oborrin e banesës private ku jetonte me familjarët, në rrugë...

17:51

Itali, shqiptari vdes tragjikisht në pyll

Familja e tij po e kërkonin mbrëmjen e shkuar, pasi nuk ishte kthyer në shtëpi. Por, shpresat u shuan në orën 2 të mëngjesit të sotëm, kur një druvar më pak se ...

17:46

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI