Flash

Itali, shqiptari vdes tragjikisht në pyll

Lapsi.al 1 May 2018
Itali, shqiptari vdes tragjikisht në pyll

Familja e tij po e kërkonin mbrëmjen e shkuar, pasi nuk ishte kthyer në shtëpi. Por, shpresat u shuan në orën 2 të mëngjesit të sotëm, kur një druvar më pak se 50 vjeç u gjet i vdekur.

Dyshohet se u godit nga një trung peme që ishte duke prerë në kodrat e Pistoia në Via Vecchia di Campiglio në mes të zonave të Campiglio dhe Gello në Itali. Viktima është Nikolin Gjeka, 49-vjeç, me banim në Pistoia. Ishte gruaja e tij, ajo që dha alarmin duke lajmëruar policinë mbrëmjen e 30 prillit, duke kërkuar ndihmë.

Duke orientuar se ku mund të gjendej, policia gjeti rreth 3 km larg fshatit makinën e tij të parkuar me pajisjet brenda. Por për shkak të errësirës, kërkimi në pyll nuk ishte i mundur. Në agim të martën, ekipet e policisë ndoqën shtigjet nga ku mund të kishte shkuar dhe në një prej tyre gjetën trupin e tij nën një trung.

Pranë tij, sharrë elektrike me të cilin ai kishte rrëzuar pemën që e vrau, raporton Ora News. Policia po heton përgjegjësinë e pronarit të pyllit ku ndodhi aksidenti fatal. Trupi u transportua në morgun e Pistoia për t'iu nënshtruar ekzaminimeve.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI