Flash

Denoncimi: U arrestova për të njëjtin krim sapo mbarova dënimin

Fiks Fare denoncoi se një qytetar, Klodjan Gjikdhima, u mbajt “peng” disa javë në burg, pas një gabimi të njerëzve të drejtësisë (prokurorit dhe OPGj-së), të cilët e arrestojë megjithëse e kishte mbaruar dënimin. Klodjani qëndroi disa ditë në dhomat e shoqërimit dhe më pas në burgun e Kosovës në Lushnjes, ku vetëm pas 1 muaji prokuroria “kujtohet” se e kishte kryer dënimin.

21:59

Protesta/ Kaskat e minatorëve të vrarë që kur PS erdhi në pushtet në hyrjen e ministrisë

Lapsi.al 1 May 2018
Protesta/ Kaskat e minatorëve të vrarë që kur PS erdhi

Kaskat me emrat e minatorëve të vdekur u vendosën këtë 1 Maj në shenjë proteste në hyrjen e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë që drejtohet nga Damian Gjiknuri. Protesta që zhvilloi Organizata Politike pati për qëllim sensibilizimin për jetët e humbura në miniera që kur Partia Socialiste erdhi në pushtet. Nuk janë pak, por 42 jetë të humbura në 5 vitet e fundit, jetë që rëndojnë në përgjegjësinë e asaj që protestuesit e quajtën "Ministria e vrasjes së punëtorëve".

"Qëkurse Partia Socialiste erdhi në pushtet më 2013, në Shqipëri janë vrarë në punë së paku 42 minatorë. Nuk kanë vdekur aksidentalisht. Janë vrarë prej makutërisë së pronarëve të galerive dhe indiferencës së qeverisë. 

Minierat e Shqipërisë janë kthyer në zgafelle ferri, ku jeta e minatorit nuk kushton as sa një palë çizme. Të zhytur në varfëri dhe pa perspektivë, minatorët nuk kanë alternativë tjetër përveçse të pranojnë kushte gjithnjë e më të rrezikshme pune. Shteti, nga ana tjetër, ua ka dhënë minierat dhe pasuritë e nëntokës oligarkëve dhe kriminelëve, që përthajnë nëntokën e Shqipërisë dhe jetën e minatorëve. 

Pronarët, qeveria, mediat dhe të gjithë të pushtetshmit e kësaj shoqërie bëjnë ç’është e mundur që ta heshtojnë lojën kriminale me jetën dhe shëndetin e punëtorëve. Vjet, kur iu mor jeta tri minatorëve kinezë në Bulqizë, u fshehën edhe emrat e viktimave. 

Ndonëse në dukje të harruar në fatin e tyre, minatorët nuk janë vetëm. Në galeri kanë ndihmën e shoqi-shoqit. Më gjerë, ndajnë të njëjtin fat me qindra-mijëra punëtorë të shfrytëzuar e nëpërkëmbur. Kanë gjithashtu solidaritetin e të gjithë qytetarëve të ndërgjegjshëm" ishte mesazhi që shpërndau organizata në rrjetet sociale.

 

 

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI