Flash

Denoncimi: U arrestova për të njëjtin krim sapo mbarova dënimin

Fiks Fare denoncoi se një qytetar, Klodjan Gjikdhima, u mbajt “peng” disa javë në burg, pas një gabimi të njerëzve të drejtësisë (prokurorit dhe OPGj-së), të cilët e arrestojë megjithëse e kishte mbaruar dënimin. Klodjani qëndroi disa ditë në dhomat e shoqërimit dhe më pas në burgun e Kosovës në Lushnjes, ku vetëm pas 1 muaji prokuroria “kujtohet” se e kishte kryer dënimin.

21:59

Shqipëria ka pagat më të ulëta në Europë, një në tre të punësuar jeton me 3 dollarë në ditë

Lapsi.al 1 May 2018
Shqipëria ka pagat më të ulëta në Europë, një

Pagat janë një tjetër aspekt mjaft i rëndësishëm i tregut të punës dhe Shqipëria e ka vuajtur së tepërmi, të paktën gjatë këtyre tre dekadave të fundit.

Pagat e ulta në vend kanë arritur të prodhojnë edhe varfëri absolute.

Të dhënat tregojnë se, në Shqipëri kjo normë fiksohet në pak më shumë se 5%. Për ata që punojnë në sektorin informal, norma është gati 5 herë më e lartë se ata që janë të formalizuar.

Varfëria absolute është ajo nën 3.1 dollarë për person në formën e paritetit të fuqisë blerëse, pra të asaj se ç`mund të blesh me 3.1 dollarë dhe jo vetëm 3.1 dollarë si të tilla, pasi në vende të ndryshme, çmimet janë të ndryshme, duke e ndryshuar tërësisht vlerën e shifrës si të tillë, shkruan "scan".

Një raport i pak kohëve më parë i Bankës Botërore tregonte se, shqiptarët kanë pagat më të ulta në Europë, të shprehura në fuqisë blerëse, madje sa 68.6% e pagave të shqiptarëve të Kosovës që janë të dytët në listë pas Shqipërisë në kontinent.

Në krahasim me malazezët pagat e shqiptarëve në fuqi blerëse janë sa 50.8% e tyre. Në terma më banalë, në rast se një shqiptar i Kosovës mund të blejë 6 pako makarona dhe një malazez 8 të tilla me pagën e tij mujore, një shqiptar i Shqipërisë mund të blejë vetëm 4 pako makarona në muaj me pagën e tij.

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI