Flash

Fatmir Xhafaj vazhdon paralajmëron krimin: Do t'ju godasim shumë shpejt!

Lapsi.al 1 May 2018
Fatmir Xhafaj vazhdon paralajmëron krimin: Do t'ju godasim shumë

Pas deklaratës se "do t'ju nxijmë jetën kriminelëve" në Elbasan, Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka përsëritur një kërcënim tjetër ndaj kriminelëve, kësaj radhe në Korçë. Gjatë Forumit Qytetar për Siguri Publike, Xhafaj tha se shumë shpejt do të godasë grupet kriminale nëpërmjet operacionit "Forca e ligjit".

“Krimi i organizuar cënon sigurinë kombëtare, pronën dhe jetën, cënon, pengon zhvillimin ekonomik, jetën sociale të shoqërisë edhe imazhin e vendit. Ne jemi fort të angazhuar. Kemi ndërmarrë një operacion shumë konkret, operacionin “Forca e Ligjit”. Kemi evidentuar grupet kriminale që veprojnë në territor, brenda dhe jashtë territorit të vendit. Kemi goditur një pjesë të tyre. Kemi një sërë hetimesh të rëndësishme me Task Forcat që janë në kuadrin e operacionit “Forca e Ligjit”, në bashkëpunim me Prokurorinë, për të goditur shumë shpejt një pjesë të këtyre grupeve kriminale”, u shpreh ministri Xhafaj.

Xhafaj foli edhe për vetingun në polici, me të cilin, sipas tij po spekulohet.

“Besimi tek polici është i rëndësishëm, se është besimi te shteti. Po a është ky një proces që e dëmton policinë? Jo, unë nuk besoj. Besoj fort që e ndihmon Policinë.

Pjesa tjetër që është folur për një ngarkesë etj., është e gjitha një spekulim. Është një spekulim i qëllimshëm. E para, sepse ne e kemi ndërtuar këtë proces që të jetë sa më i lehtë dhe i mbështetur nga pikëpamja e trajnimit, e asistencës. E dyta, sepse ne e kemi lehtësuar nga të gjitha llojet e detyrimeve që kanë për të mbledhur dokumente pa fund.

Këto Agjenci të rëndësishme ligjzbatuese si Policia, Prokuroria e Gjykata që jep drejtësi, nëse janë misione të ndershme e të afta profesionalisht, nuk korruptohen nga politika dhe zyrtarët e shtetit. Dhe kjo është pikërisht ajo që do çojë në pritshmërinë e lartë për t’u dhënë më pas ndëshkimin e duhur gjithë zyrtarëve që kanë abuzuar me pushtetin – ose siç i quani ndryshe ju me të drejtë ‘peshqit e mëdhenj’. Sepse që ‘peshku i madh” të përfundojë aty ku duhet, duhet të ketë rrjetë, dhe rrjeta janë Policia – Prokuroria – Gjykata. Pa këto të treja nuk është e mundur. Pasi nëse njëra prej tyre nuk funksionon, nuk funksionon i gjithë sistemi”, tha Xhafaj.

 

 

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI