Flash

Rrezikuan mbytjen në Britani, shqiptari mohon akuzat për trafikim të emigrantëve

Lapsi.al 1 May 2018
Rrezikuan mbytjen në Britani, shqiptari mohon akuzat për trafikim

Afrim Xhekaliu, një 40-vjeçar shqiptar në Britani të Madhe ka mohuar akuzat për trafikim të njerëzve. Xhekaliu u arrestua së bashku me disa shqiptarë, kur varka e tyre pësoi avari dhe rrezikuan të mbyteshin pranë bregut të East Sussex, në 'kanalin anglez'.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Daily Mail: Si u shpëtuan 9 shqiptarë nga mbytja në ‘kanalin anglez’ 

Tetë burra dhe një grua të cilët po përpiqeshin të hynin ilegalisht në Britani të Madhe, dhanë alarmin për shkak të erërave të forta që rrezikonin varkën e tyre.

Dy prej tyre u arrestuan nga policia britanike, si persona të dyshuar për kontrabandë të njerëzve. Njëri prej tyre, Afrim Xhekaliu u paraqit sot në Gjykatën e Hove Crown ku u njoh me akuzat për kontrabandë të qenieve njerëzore dhe posedim të parave të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Por 40-vjeçari mohoi të dy këto akuza duke thënë se nuk ka lidhje me kontrabandën e emigrantëve. Ai madje shtoi se është i gatshëm që të provojë se paratë që ai posedon i ka përfituar nga puna e rregullt. Gjykatësi tha se nëse çështja do të gjykohet, atëherë Xhekaliu do të ketë mundësi të bëjë mbrojtjen në muajin Korrik, shkruan tvKlan.

Të këshilluara

Tjetër aksident, vdes 74-vjeçari

Pas aksidentit tragjik në Kurbin, një tjetër aksident ka ndodhur në qytetin e Fierit. Viktima është 74-vjecari Laver Çela. Ai humbi jetën pasi u rrëzua nga bici...

18:16

Tiranë, i riu humb jetën tragjikisht

Një i ri në Tiranë i ka dhënë fund tragjikisht jetës. Ai është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në oborrin e banesës private ku jetonte me familjarët, në rrugë...

17:51

Itali, shqiptari vdes tragjikisht në pyll

Familja e tij po e kërkonin mbrëmjen e shkuar, pasi nuk ishte kthyer në shtëpi. Por, shpresat u shuan në orën 2 të mëngjesit të sotëm, kur një druvar më pak se ...

17:46

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI