Flash

Stuhi në Elbasan

Një stuhi me reshje të dendura ka përfshirë qytetin e Elbasanit dhe zona të ndryshme të qarkut, duke shkaktuar grumbullime të...

17:42

FOTO/ Si i ndjekin pedofilët shqiptarë, minorenet në Facebook

Lapsi.al 2 May 2018
FOTO/ Si i ndjekin pedofilët shqiptarë, minorenet në Facebook

“Fiks Fare” ka zbuluar një rrjet pedofilësh që veprojnë në Shqipëri dhe Kosovë. Gazetarët e emisionit investigativ në Top Channel treguan mbrëmjen e së mërkurës sesa lehtë bien prè e këtyre abuzuesve fëmijët minorenë. Mangësia që ka Kodi Penal në Shqipëri, i cili nuk e parashikon krimin e pedofilisë në rrjetet sociale, ka çuar në lulëzimin e këtij fenomeni kohët e fundit.

Në “Fiks Fare” erdhi një informacion për një burrë mbi 40 vjeç, i cili përdorte rrjetet sociale për t’u afruar me fëmijë, kryesisht djem të vegjël, për t’iu kërkuar më vonë favore seksuale, duke abuzuar me padijen e tyre për shkak të moshës.

Gjatë komunikimit me fëmijët, ai thotë se nuk i intereson mosha, duke i shprehur dashuri dhe duke i kërkuar të flasin nëpërmjet Facebookut, me mesazhe, por edhe me videotelefonata. Pas këtij informacioni, fillimisht u verifikua faqja e tij në Facebook. Ai kishte mbi 4.000 miq, mbi 80% e të cilëve nga fotot dukej që ishin minorenë. Nga komentet e bëra në Facebook nuk heziton të vendosë zemra, apo të shprehë dashurinë për “vëllezërit e tij”, siç edhe iu referohet atyre në shumicën e kohës.

Për të vërtetuar nëse ky ishte një rast i izoluar apo jo, gazetarët e “Fiksit” hapen dy profile në Facebook, atë të një djali dhe një vajze, përkatësisht 13-vjeçarë. Pas ftesave dhe pranimeve filloi komunikimi, ku në “chat”-in privat kërkonin informacion për moshën dhe nëse ishte aktiv apo pasiv, e më pas bënin bisedë seksuale.

Në bisedat që djali minoren, 13-vjeçari i “Fiksit”, ka bërë me djem të moshës 20 dhe burra deri në 50 vjeç, që jetojnë në Shqipëri dhe në Kosovë, i është kërkuar të bëhet: i dashuri i tyre, të dërgojë foto të vetes dhe organit të tij seksual, të japë të dhëna për vendin ku jeton, shkollën, preferencat seksuale, gjatësinë, etj.. I është kërkuar të flasë me ta në video nëpërmjet Facebookut dhe për më tepër, një 13-vjeçari i kanë dërguar foto të organit seksual, duke e pyetur nëse i pëlqen. Më pas i kanë treguar sesi do ia heqin turpin, apo sesi do të bëjnë marrëdhënie seksuale me të, nëse ai shkon t’i takojë. Madje, njëri prej tyre i tregoi djalit 13-vjeçar se ky favor kushtonte 50 euro, ose shumë të hollash në lekë.

Rasti më flagrant është ai i një 50-vjeçari, i cili i tregon djalit 13-vjeçar që është i martuar, pasiv dhe i kërkon atij ta takojë. Ai i tregon se çfarë do t’i bëjë gjatë aktit seksual dhe i lë takim në darkë për të folur. Kur djali nuk i përgjigjet, ai e merr më shumë se 10 herë në telefon nëpërmjet Facebookut, deri në orët e vona të natës.

Në profilin e vajzës, ftesat për miqësi vërshuan lumë. Nuk munguan kërkesat për favore seksuale, pavarësisht se merrnin vesh moshën e saj të vogël. Më e rënda është e një 30-vjeçari, i cili i thotë që është e njomë dhe e pyet nëse është e “prishme”, apo e virgjër. Ai i tregon se në çfarë mënyre mund të kryejë marrëdhënie me të, edhe pse është e ndaluar me ligj. Ai i tregon se ka mënyra të tjera për të bërë seks, pa humbur virgjërinë. Në Facebook mban emrin Çuni Pasiv. /tch/

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI