Flash

Stuhi në Elbasan

Një stuhi me reshje të dendura ka përfshirë qytetin e Elbasanit dhe zona të ndryshme të qarkut, duke shkaktuar grumbullime të...

17:42

Rama: Kush nuk paguan taksat, nuk është patriot (Dhe propaganda me pyetje të porositura)

Lapsi.al 2 May 2018
Rama: Kush nuk paguan taksat, nuk është patriot (Dhe propaganda me

Rama ka nisur fushatën e re të propagandës, duke e maskuar si takime të qeverisë me qytetarët për llogaridhënie publike të punës që është bërë deri më tani. Takimi i parë u organizua sot në Tiranë. Teksa foli për taksat, Rama tha se kush nuk paguan taksat nuk është patriot.

“Patriotizmi fillon nga taksat. Kush thotë o sa mirë me qenë shqiptar, por  i vjedh dritat nga komshiu, vetëm patriot nuk është”, u shpreh kryeministri në një përpjekje për të sqaruar akuzat se qeveria e tij i ka rritur taksat.

Më pas takimi vijon me pyetje nga publiku, të cilat në të shumtën e rasteve janë të porositura. Janë pyetje që i bëjnë njerëz pranë PS-së apo nëpunës të administratës publike. Kryesisht bëhet fjalë për çështje të cilat Rama do të dëgjojë, duke i dhënë atij mundësi të përsërisë ato mesazhe që ai do.  Për shembull, një i ri nga Tirana, e pyet Ramën për aeroportin e Kukësit apo Vlorës.

Dikush tjetër e pyet për mësimin me turne në shkollat e kryeqytetit, duke i dhënë kështu mundësi Erion Veliajt të ripërsërisë edhe njëherë projektet e tij për ndërtim shkollash të reja. Një tjetër, nëpunës i Bashkisë, kërkon rritje rroge meqë Lali Eri, sipas tij, i mban në punë 365 ditë të vitit. Të gjitha janë pyetje të porositura nga stafi pranë Ramës- Veliajt apo ministrave të tjerë.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI