Flash

Xhafaj: Në Durrës veprojnë prej 15 vitesh 3 grupe të rrezikshme kriminale

Lapsi.al 2 May 2018
Xhafaj: Në Durrës veprojnë prej 15 vitesh 3 grupe të

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj u shpreh se në Durrës veprojnë disa grupe të fuqishme kriminale, që janë aktive prej 15 vitesh.

Xhafaj theksoi se këto janë grupe me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe që janë skeduar nga Policia e Shtetit, por po punohet për të mbledhur prova ligjore që të bëhet e mundur goditja e tyre si dhe sekuestrimi i aseteve kriminale.

Në të gjithë vendin, sipas Xhafës, janë evidentuar 9 grupe kriminale, nga të cilat 2-3 veprojnë në Durrës.

“Task Forca është vënë nën hetim të grupeve kriminale që janë 9 në shkallë vendi, një numër i cili për hir të së vërtetës është dhe këtu në Durrës. Jemi duke punuar fort për t’i goditur nga pikëpamja e ligjit. Jemi duke punuar ngushtë edhe me partnerët. Krahas ndëshkimit të tyre, jemi të fokusuar edhe tek hetimi dhe goditja e aseteve kriminale të tyre. Fuqia e tyre ekonomike nuk do të jetë më pronë e tyre, por do të kthehet në shërbim të qytetarëve. Nuk e pranoj faktin që 2 apo 3 grupe, janë grupe që kanë aktivitet të gjatë në shumë vite, ndoshta 10-15 vjet në qytetin e Durrësit dhe janë grupe me rrezikshmëri të lartë shoqërore, janë karakteristika të këtij komuniteti. Përkundrazi, nuk kanë asgjë të përbashkët me qytetarët e Durrësit, Krujës, Fushë-Krujës e të Shijakut” - u shpreh Fatmir Xhafaj.

Këto deklarata Ministri i Brendshëm i bëri nga Durrësi në forumin e bashkëbisedimit me qyterarët, një fushatë propagandistike kjo, që ka nisur ditët e fundit si pjesë e llogaridhënies së Policisë së Shtetit për punën e bërë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI