Flash

PD e vendosur që komisioni 'Tahiri' të vazhdojë punën: Padi për institucionet që tentojnë ta bllokojnë

Lapsi.al 2 May 2018
PD e vendosur që komisioni 'Tahiri' të vazhdojë

Duket se PD është e vendosur që komisioni hetimor për çështjen ‘Tahiri’ të vazhdojë punën e tij. Ka qenë kreu i këtij komisioni, Edi Paloka ai i cili ka paralajmëruar padi për institucionet që tentojnë të bllokojnë punën e komisionit.

“Të gjitha institucionet kryesore që marrin urdhra nga Edi Rama s’kanë sjellë informacion. Do zbatoj pike për pike kodin penal për kë nuk jep informacion duke penguar komisionin hetimor”, - tha Paloka duke e quajtur të qëllimshme mungesën e ardhjes së informacionit.

Debati ka qenë për pajisjen e deputetëve të komisionit me certifikatë sigurie që nuk e kanë të gjithë. Opozita akuzon kryeministrin që po pengon qëllimisht punën e komisionit, pasi DSIK është institucion në varësi të kryeministrit dhe është ai që nuk ka bërë pajisjen, ndërkohë që për informacion paraqet si argument mospasjen e kësaj certifikate nga deputetët.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI