Flash

Stuhi në Elbasan

Një stuhi me reshje të dendura ka përfshirë qytetin e Elbasanit dhe zona të ndryshme të qarkut, duke shkaktuar grumbullime të...

17:42

Kryeministria refuzon të dorëzojë dokumentat sekrete për komisionin hetimor "Tahiri"

Lapsi.al 2 May 2018
Kryeministria refuzon të dorëzojë dokumentat sekrete për

Kryeministria, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit nuk kanë dërguar dokumentat sekrete që kërkoi Komisioni Hetimor Parlamentar për çështjen Tahiri.

Deputetët e opozitës thanë se refuzimi është i qëllimshëm, pasi një pjesë e deputetëve si nga PD, ashtu edhe nga PS janë të pajisur me çertifikatat e sigurisë.

 

"Duke filluar nga Kryeministria, Ministria e Drejtësisë, pergjigjet në forma të ndryshme dhe absurde. Gjysma apo më shumë se anëtarë të Komisionit janë të pajisur me certifikata sigurie, por mesa duket Edi Rama paska pritur që të pajisesha edhe unë që të dërgonte dokumentat.

Xhafaj na pyet nese e kemi miratuar ligjin, ai kërkonte shtyrje afati, të planifikoj plani i hetimit.

Ministria e Mbrojtjes kërkon shtyrje afati pasi dokumentat kërkojnë një afat më të gjatë pasi duhet punë e gjatë dhe voluminoze. Asnjë institucion që është nën pushtetin Edi Ramës nuk ka sjellë asnjë informacion edhe pse afati i shumë prej tyre ka kaluar" u shpreh Edi Paloka në mbledhjen e komisionit.

Shërbimi Informativ Shtetëror, ndryshe nga qeveria, ka pranuar të sjellë dokumentat që kërkon komisioni, tha gjatë mbledhjes Enkelejd Alibeaj, që propozoi kallëzim penal për drejtuesit e këtyre institucioneve.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI