Flash

Stuhi në Elbasan

Një stuhi me reshje të dendura ka përfshirë qytetin e Elbasanit dhe zona të ndryshme të qarkut, duke shkaktuar grumbullime të...

17:42

Rikonfirmimi/ Edi Rama komplimenton Erion Veliajn për punën në Tiranë

Lapsi.al 2 May 2018
Rikonfirmimi/ Edi Rama komplimenton Erion Veliajn për punën në

Ka pasur vazhdimisht hamendësime, nëse marrëdhënia mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt ishte ftohur, krisur apo thyer për arsye që nuk u konfirmuan asnjëherë. Si shkaqe të kësaj distance hipotetike mes të dyve u përmend një rezistencë e lehtë e kryebashkiakut për taksat e ndërtuesve apo fakti se të dy nuk u panë bashkë në publik për një kohë të gjatë.

Por çfarëdo të ketë ndodhur, nëse ka ndodhur nuk ka mjaftuar për ta ndarë Erion Veliajn nga mentori i tij Edi Rama, që e pranon se pa të, kryebashkiakun do ta shihnim vetëm për ndonjë qokë ditëlindjesh apo vaki.

Për të disatën herë në dy ditë, Rama dhe Veliaj u shfaqën bashkë në një aktivitet qeveritar, madje kryeministri lëshoi disa komplimenta të lehtë për kryebashkiakun e Tiranës.

“Ky është një proces që ne e nisim nga Tirana, ku ne jemi shumë të vetëdijshëm se ka ende shumë për të bërë, por vetëm ata që nuk duan të shohin e të dëgjojnë mund të mohojnë se sa shumë është bërë” u shpreh Rama duke folur për punën e Veliajt në Tiranë.

Në këto momente, këto fjalë nuk mund të interpretohen ndryshe, veç si rikonfirmim për kandidaturën e Veliajt në Tiranë, një vendim i pritshëm dhe pa aspak surprizues.

Por sapo tha këto fjalë, kryeministrin e kapi një kollë e bezdisshme që herë pas here ia ndërpriste fjalën. Shqetësimi i Veliajt kur shihte Ramën duke u kollitur, mund të kuptohet në foton më poshtë:

 

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI