Flash

Rama kërcënon politikanët me drejtësinë e re: Do ndahet shapi nga sheqeri, nuk jemi njësoj!

Lapsi.al 2 May 2018
Rama kërcënon politikanët me drejtësinë e re: Do ndahet

Vetingu që po skualifikon gjykatës dhe prokurorë që nuk justifikojnë dot pasurinë, sipas Edi Ramës do të kalojë shumë shpejt në politikë. Me tone kërcënuese, kryeministri iu drejtua politikanëve që siç tha ai kanë 28 vjet që shajnë dhe akuzojnë, duke kujtuar se gjykatësit dhe prokurorët e rinj të sistemit të ri të drejtësisë do të jenë të guximshëm mjaftueshëm.

"Të gjithë e kanë të qartë që reforma në drejtësi ishte një reformë që nuk ishte e lehtë dhe as e mendonte njeri para pak kohësh. Të gjithë e dinin se sa na u desh të kalonim rreth e qark se na vendosën një çadër në bulevard kundër vetingut.

Vetingun po e shihni nëpërmjet mediave, ka nisur për gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar që do largohen dhe cilindo nuk provon dot pasuritë dhe vendimet që ka marrë nuk do jeë më pjesë e sistemit

Të gjithë ato që thonë se mund të mbaroje me kaq, i them që ky është vetëm fillimi. Ajo që në presim është një sistem realisht i pavarur dhe efikas dhe i guximshëm mbi bazën e atributeve që i jep Kushtetuta, duke garantuar edhe gjykatës dhe prokurorë që largohen, se janë ata që janë, edhe ppolitikanët që prej 28 vitesh kanë akuzuar dhe krijuan idenë se jemi njësoj dhe të përballen në këtë sistem, të ndahet shapi nga sheqeri se nuk ka në asnjë pyll qënie që të jenë të gjitha njësoj" u shpreh Rama.

Nuk është hera e parë që Rama kërcënon me vetingun, por pavarësisht të gjithave PS votoi kundër, kur prokuroria kërkoi arrestimin e Saimir Tahirit. Në prag të marrjes së vendimit për hapjen e negociatave, Edi Ramës iu kërkua të ndryshojë qëndrim në lidhje me këtë vendim politik që mori disa muaj më parë.

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI