Flash

Pas 50 vitesh, nderohet me yll në Hollywood Lynda Carter

Lapsi.al 6 April 2018
Pas 50 vitesh, nderohet me yll në Hollywood Lynda Carter

Me duart e kryqëzuara në gjoks dhe e gatshme për aksion, aktorja e cila dikur e kishte portretizuar heroinën "Wonder Woman" në serinë e famshme televizive, Lynda Carter, të martën më 3 prill u nderua me yll në shtegun e të famshmëve në Hollywood.

Ky nderim vjen për aktoren e cila ka vite që është larguar nga ekrani, në një kohë kur personazhi që ajo e personifikonte është duke shijuar suksese të mëdha në botë. 66-vjeçarja Carter, u shoqërua në ceremoninë e zbulimit të yllit të saj nga miku i kamotshëm, Shefi Ekzekutiv i CBS-it, Leslie Moonves dhe regjisorja Patty Jenkins, e cila e ka bërë regjinë e filmit të vitit të kaluar, "Wonder Woman."

"Dukej e pamundur, por unë kam më shumë se 50 vjet që jam pjesë e botës së showbizit. Dhe më ka pëlqyer çdo minutë i punës që e kam bërë," tha aktorja dhe ish-Miss Amerika, Lynda Carter, para të pranishmëve në bulevardin e Hollywoodit, të cilët ishin mbledhur për ta festuar zbulimin e yllit të saj.

Të këshilluara

Madonna tregon për filmin e saj si regjisore

Madonna kthehet si regjisore me një film kushtuar jetës së jashtëzakonshme të balerinës Michaela DePrince, e cila nga një jetime e vogël e luftës civile në Sier...

13:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI