Flash

Nga artiste në biznesmene, njihumi me profesion e ri të Albërie Hadërgjonaj

Lapsi.al 5 April 2018
Nga artiste në biznesmene, njihumi me profesion e ri të Albërie
Në të njëjtin postim Albëria nxorri edhe një foto ku ishte e shkruar biografia e saj e cila gjendet në faqen zyrtare të Meierre International Estate. Albërie Hadërgjonaj duket se e ka lënë pas pasionin e saj për muzikë duke iu përkushtuar biznesit. Së fundmi ajo ka bërë të ditur punën e re e cila është si agjente pronash. Një profesion komplet ndryshe nga ai çarë jemi mësuar ta shohim. Në një postim në "Instagram" Albëria ka publikuar biografinë e saj të marë nga faqja zyrtare e "Meierre International Estate". Në të shkruhet: “Njihuni me agjenten që e ktheu blerjen e pronave në art. Një shpirt i vërtetë kreativ, dëgjuese e ndjeshme dhe punëtore e palodhur, ambicia e Albëries lidhet me vëmendjen që ajo u jep nevojave dhe vizioneve të klientëve. Asaj i pëlqen t’ju sfidojë që të ëndërroni gjëra të mëdha dhe të punoni bashkë për të gjetur pronën më të pëlqyer në Neë York. Albëria u lind në Shqipëri dhe flet tre gjuhë. Ajo u rrit në zemër të kulturës si këngëtare dhe studente e arteve dhe muzikës. Që kur fitoi medaljen e artë për këngë në një kompeticion ndërkombëtar, Albëria s’ka ndaluar së performuari dhe ka fituar plot çmime të tjera. Si Neë York-eze, ajo është e lidhur fort me skenën artistike të qytetit. Pasi krijoi një emër për vete në Shqipëri, Albëria fitoi rolin e anëtares së jurisë në spektakle të ndryshme talenti. Aftësia e saj për të identifikuar dhe zhvilluar talentin i shërben klientëve që kërkojnë shtëpi dhe shohin aspektin kreativ të zotërimit të pronave. Ajo e konsideron pasion të veçantë ndihmën që u jep grave të tjera që duan të blejnë prona në qytetin më premtues në tokë. Si një nga agjentët më të mirë të Meier, po ashtu dhe në kohën e saj të lirë, Albëria bie në dashuri me magjinë e Neë York-ut. Kultura e qytetit dhe arkitektura e mahnisin, dhe përfiton nga çdo mundësi për të kënduar, qoftë profesionalisht, qoftë në tarraca duke pirë verë me miqtë, si dhe për të dëgjuar muzikë live.”

Të këshilluara

Së shpejti martesë në "Hollywood"

Lajmi se Miley Cyrus dhe i dashuri i saj Liam Hemsworth janë martuar po qarkullon në të gjitha mediat rozë, që prej mbrëmjes së djeshme kur ata u fotografuan du...

15:51

Maluma prezanton të dashurën (Foto)

 Maluma është kthyer tashmë në idhullin e shumë femrave jo vetëm për këngët e tij të cilat dëgjohen në të gjithë botën por edhe për pamjen dhe mënyrën se si sil...

13:35

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI