Flash

Çfarë do të veshë Kate Middleton në dasmën mbretërore

Lapsi.al 5 April 2018
Çfarë do të veshë Kate Middleton në dasmën

Dasma e Princit Harry dhe Meghan Markle është në përgatitjet e fundit. Ka mbetur vetëm një muaj nga ceremonia dhe ndërsa të gjithë po mendojnë cila do të jetë veshja e nuses, ne të gjithë jemi kureshtarë edhe për të parë si do të duket Kate Middleton, çfarë do të zgjedhë ajo të veshë në një rast special si ky. Mbi të gjithë, diçka është e qartë – do të jetë eventi më i madh i vitit.

Përgjatë viteve, Dukesha e Kembrixhit ka qenë e paparashikueshme me veshjet e saj nëpër evente të ndryshme, madje nëpërmjet saj mund të numërojmë kode të ndryshme veshjesh.

Megjithatë, dasma e kunatit të saj do të jetë ndryshe nga çdo rast i thjeshtë: Kate do të lindë fëmijën e saj të tretë dhe do të veshë diçka specifike që konsiston në një fustan dite dhe një kapelë.

Duke pasur parasysh faktin se Kate ishte perfekte në dasmën e motrës së saj më të vogël, Pippa, nuk kemi asnjë dyshim që do të na surprizojë sërish, çfarëdo që të vendosë të veshë. Në fakt, mendojmë se mund ta njohim stilin që Kate do të zgjedhë për dasmë.

Në fakt, pothuaj të gjitha veshjet që kanë zgjedhur të ftuarit e Harry dhe Meghan mund t’i marrim me mend, sepse në ftesat e tyre shkruhej qartë: "Veshja: kostum, pallto e gjatë, veshje dite me kapelë.”

Të këshilluara

Së shpejti martesë në "Hollywood"

Lajmi se Miley Cyrus dhe i dashuri i saj Liam Hemsworth janë martuar po qarkullon në të gjitha mediat rozë, që prej mbrëmjes së djeshme kur ata u fotografuan du...

15:51

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI