Flash

Pse nuk duhet të dini asgjjë për tatuazhet e Meghan Markle

Lapsi.al 2 April 2018
Pse nuk duhet të dini asgjjë për tatuazhet e Meghan Markle

Meghan Markle, natyrisht, nuk ka frikë të thyejë traditën mbretërore kur është fjala për stilin. Bashkëshortja e ardhshme e Princit Harry, kohët e fundit është komentuar mjaft për faktin se kapet shpesh në kundërshtim me rregullat mbretërore, në të cilat ka kaluar më herët kunata e saj, Kate Middleton. Por a do të shkonte bukuroshja rebele aq larg sa të kishte një tatuazh?

Në fakt, ka edhe precedentë të tjerë mbretërorë që kanë tatuazhe. Princesha Stephanie e Monakos ka një delfin tatuazh në kyçin e këmbës dhe një byzylyk dielli mbi dorë, por mund të ketë edhe më shumë. Princesha Sofja e Suedisë, nuk ka as frikë ta tregojë dashurinë e saj për tatuazhet.

Po e vetmja dëshmi që tregon se Meghan mund të ketë ndonjë vizatim, ai mund të ketë qenë i përkoshëm. Nusja e ardhshme mbretërore është fotografuar me një vizatim “henna” në dorë gjatë një udhëtimi në Indi vitin e kaluar.

Meghan nuk ka shfaqur asnjë vizatim tjetër, të paktën jo kohët e fundit. Dhe nëse ka pasur ndonjë foto dëshmi të vitit 2017, nuk jemi me fat për ta mësuar. Të gjitha postimet janë fshirë nga Instagrami para dasmës së famshme më 19 maj. Pjesa tjetër e fotove që do të shohim me princeshën e re do të jetë mjaft e kujdesshme nga familja mbretërore britanike dhe nuk do të shfaqë një Meghan të vizatuar.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI