Flash

Video/ Ajola Xoxa në kurthin e riciklimit, skena të dyshimta në klipin e Eugent Bushpepës

Lapsi.al 1 April 2018
Video/ Ajola Xoxa në kurthin e riciklimit, skena të dyshimta në

Atëherë kur menduam se përfaqësuesi shqiptar në Eurovision do të mbetej pa një klip, Eugent Bushpepa na surprizoi të gjithëve. Në fakt nga varianti fillestar i këngës në atë përfundimtar, nuk kemi ndonjë të re. Por, kurresesi nuk mund të themi të njëjtën gjë për videon, e cila fatkeqësisht nuk duket të jetë origjinale.

I rinovuar në look, me flokët e prera shkurt, rokeri fitues i festivalit të Fundvitit u shfaq bardhë e zi në imazhet e këngës “Mall”.

Bushpepa mbetet disi i distancuar nga fabula e klipit. Këngëtari në rolin e rrëfimtarit, i le vendin protagonistëve në klip, aktorë të cilët me sa duket i kanë mësuar përmendësh lëvizjet e tyre.

Sipas “Jo vetëm modë”, janë të njëjtat fytyra që kemi parë pak muaj më parë në klipin e këngëtarit nga Kosova, Andos Sinani.

Madje jo vetëm aktorët, por thuajse gjithë atmosfera e klipit është e njëjtë. Kostumet popullore, loja me pluhur dhe kërcimi në çift i të njëjtëve balerinë, duken të ricikluar.

Eugent Bushpepa nuk preferoi të flasë për “Jo vetëm modë”. Në të vetmen intervistë të dhënë për mediat, ai pranon se është përgjegjës thjesht për këngën.

Ndërkohë juristja Ajola Xoxa e angazhuar kohët e fundit si drejtore artistike dhe regjisore klipesh, duket se i ka rënë për shkurt. Në videon e Gentit, ajo thuajse ka dublikuar të njëjtin koncept që kemi parë tek klipi i Andosit.

Por, e vërteta duket të jetë pak më ndryshe. Sepse ideja e klipit origjinal nuk paska qenë fare e Ajolës.

https://www.youtube.com/watch?v=WHHVULchN6Q&feature=youtu.be

“Me Ajolën njihem që nga Prilli i vitit të kaluar, më ka kontaktuar përmes rrjeteve sociale dhe jemi takuar. Filluam të diskutojmë projektin “Heshtje”, unë i pata prezantuar idenë e këngës dhe konceptin e videoklipit dhe ajo i mori dhe i zbukuroi më shumë. Për balerinët të cilët kanë qenë në videoklip duhet të pyesni Ajolën, nuk mund të flas, unë kam qenë jashtë kësaj. Unë Gentin e kam mik dhe konsultohemi për këngët, ai ma ka pyetur si e kam realizuar klipin dhe unë më pas i propozova Ajolën, i thash që do të të nxjerrë diçka shumë të bukur dhe i vura në kontakt”, tha këngëtari nga Kosova.

Xoxa, e cila po kërkon të afirmohet si regjisore, nuk pranoi të flasë për “Jo vetëm modë”.

Por, nëse përplasja artistike e Andosit me Gentin duket të jetë kaq flagrante, një tjetër video riciklon elementë të klipeve në fjalë. Sërish Ajola Xoxa, këtë herë regjisore e klipit të këngëtares Miriam Canit, ka përdorur të njëjtët aktorë.

Nuk e dimë a mund të quhet fat apo hall. Na mbetet veç të presim se cili do të jetë artisti i katërt që do të ketë fatin të realizojë një klip me të njëjtët protagonistë./tvklan.al

Të këshilluara

Erik Lloshi shpall fejesën papritur (Foto)

Erik Lloshi disa orë më parë ka ndarë në Instagram një foto ku shfaqet dora e tij dhe e partneres e cila mban unazën e fejesës në gisht. Kaq ka mjaftuar që të g...

13:15

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI