Flash

Sot të gjithë vëmendjen e mori Megan Markle

Lapsi.al 8 March 2018
Sot të gjithë vëmendjen e mori Megan Markle

Kush më mirë se ajo mund të jap shembullin e një emancipimi të pashoq dhe realizimit në shumë sfera të jetës! Meghan Markle, bashkëshortja e ardhshme e princit Harry të Anglisë, është kthyer sot në burim frymëzimi për shumë gra e vajza që e ndjekin plot interes në çdo angazhim apo dalje të sajën publike. Po, tashmë Meghan frymëzon edhe gjeneratat më të vogla dhe këtë fakt e ka dëshmuar më së miri një foto e sotmja, e shkëputur gjatë ceremonisë festive me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Në krahë të princit Harry, sipas Dailymail, Meghan Marke u shfaq në disa foto duke u përqafuar me një vajzë 10 vjeçare sot në Birmingham. Në ceremoninë e mbushur me nxënës të ngazëllyer që shihnin nga afër çiftin e famshëm, një prej  tyre, Sophia u afrua për ta takuar nga afër princin dhe Meghan, duke i thënë se një ditë ajo do të bëhej aktore si Markle. Kjo e fundit i tha se vetëm duke qenë të sigurt në jetë, atëherë mund të arrini atë çka dëshironi!

 

Të këshilluara

Selena dhe Justin, sërish të ndarë

Burime pranë E!News kanë bërë me dije se Justin Bieber dhe Selena Gomez janë ndarë. Vendimi është marrë nga ana e të dyve pasi mendojnë se e kanë të nevojshme t...

17:27

Noizy publikon këngën e re për nënën(Video)

Noizy ka publikuar këngën më të re dhe është një dedikim për nënën. ‘Mbretëresha ime’ është titulli i këngës së tij kushtuar jo vetëm nënës së tij,por atje m...

15:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI