Flash

Mariah Carey gati për një epokë të re në karrierën e saj

Lapsi.al 8 March 2018
Mariah Carey gati për një epokë të re në karrierën

Mariah Carey është gati për një epokë të re në karrierën e saj.

Pasi sqaroi detajet kontraktuale me labelin e mëparshëm dhe pasi nënshkroi me Roc Nation, këngëtarja e njohur ka filluar të punojë në albumin e ri me ndihmë të vogël nga bosi i saj i ri, Jay Z.

Në intervistën e saj për V Magazine, Carey ka folur për hapjen e mendimeve të saj me Jay Z.

“Unë jam në studio duke filluar një album me muzikë të rregullt, që do të thotë se s’po bëj album festiv për Krishtilndje. Unë jam gati për një ri-fillim. Po punoj me Roc Nation dhe kjo është e mrekullueshme”, potencoi Mariah Carey.

Projekti është në fazën e hershme, teksa këngët tashmë janë vendosur dhe janë duke u punuar në studiot e Roc Nation.

Edhe më parë Mariah ka punuar me Jay Z në këngët si “Heartbreaker”, “You Got Me” dhe “Things That U Do”.

Ky do të jetë albumi i parë për Mariah Carey që prej vitit 2014, kurse ajo u paraqit edhe në një remiks me French Montanan të këngës “Unforgettable”.

Të këshilluara

Noizy publikon këngën e re për nënën(Video)

Noizy ka publikuar këngën më të re dhe është një dedikim për nënën. ‘Mbretëresha ime’ është titulli i këngës së tij kushtuar jo vetëm nënës së tij,por atje m...

15:00

Pse u kthyen në rivale Kim dhe Madonna

Madonna promovoi linjën e saj të bukurisë MDNA së bashku me Kim Kardashian. Ato u bashkuan të martën në “YouTube Space” në Los Anxhelos për të promovuar linjat ...

13:30

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI