Flash

Rihanna shet shtëpinë e saj në "West Hollywood" për 2.85 milionë dollarë

Lapsi.al 8 March 2018
Rihanna shet shtëpinë e saj në "West Hollywood"

Rihanna është një prej artisteve më të paguar në Amerikë, ajo i përkushtohet studios e koncerteve,këtë e dimë të gjithë, por Rihanna-s i pëlejnë fitimet e mëdha, e nuk di të lodhet. Kohët e fundit, ka hapur linjën e saj kozmetike “Fenty Beauty” dhe sigurisht edhe bashkëpunimet e ndryshme me linjat e rrobave, koleksionet e syzeve dhe të këpucëve.

Ajo është pronare e disa vilave luksoze në Amerikë, Barbados e vende të tjera, apartamente luksoze në kryeqytetet më të bukura, një prone prej 5.45 milion dollarë në kullën “Century City” , pronë tjetër e blerë në 2016, që është më e vogël në madhësi dhe ndodhet në “Korridorin e Wilshire”, gjithashtu e disa makinave luksoze vlera minimale e të cilave shkon në 25 milionë dollarë.

Këngëtarja nga Barbadosi prej pesë muajsh, luftoi për të shitur rezidencën e saj, për 2.85 milionë dollarë vetëm tre muaj pas blerjes së saj në gusht të vitit të kaluar.

Rihanna ka bërë një fitim prej 2.85 milionë dollarë, pasi më në fund ka shitur shtëpinë e saj në West Hollywood për çmimin e kërkuar. Prona përfshin një pishinë të madhe, një banjë në natyrë, një teatër, një palestër dhe një parkim për tetë makina, katër dhoma gjumi dhe katër banjo.

Blerësi e ka dashuruar këtë vilë që në momentin e parë që e ka parë, edhe pse shtëpia luksoze e këngëtares ka qenë në shitje prej disa muajsh.

Të këshilluara

Noizy publikon këngën e re për nënën(Video)

Noizy ka publikuar këngën më të re dhe është një dedikim për nënën. ‘Mbretëresha ime’ është titulli i këngës së tij kushtuar jo vetëm nënës së tij,por atje m...

15:00

Pse u kthyen në rivale Kim dhe Madonna

Madonna promovoi linjën e saj të bukurisë MDNA së bashku me Kim Kardashian. Ato u bashkuan të martën në “YouTube Space” në Los Anxhelos për të promovuar linjat ...

13:30

Zaimina zbulon fytyrën e vajzës (FOTO)

Këngëtarja u bë nënë e një vajze nga liDhja shumëvjeçare me partnerin. E ndërkohë që të gjithë ishin kuriozë për të parë fytyrën e vogëlushes, Zai ka zgje...

12:02

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI