Flash

Ylli Baka: Ky aktor i humorit më ka mashtruar për para

Lapsi.al 4 March 2018
Ylli Baka: Ky aktor i humorit më ka mashtruar për para

Këngëtari Ylli Baka, i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, foli ndër të tjera për pazaret që artistët bëjnë herë pas here në kurriz të njëri-tjetrit nëpër koncerte.

Për ta konkretizuar një gjë të tillë, ai tregoi një rast kur aktori i famshëm i humorit, Cekja i Beratit, tentoi të përfitonte para nëpërmjet tij. “Ceken e kam mik shumë të vjetër. Më do dhe e dua shumë. Por njëherë, rastësisht ma futi. Po ktheheshim nga Greqia me Ceken dhe me Bes Kallakun dhe Cekja ikën për Roskovec, ne ikim për Tiranë. I them Besit ta marrim njëherë Ceken a vajti në shtëpi apo jo dhe i them të bëjë sikur është nga Gjirokastra dhe e donte për një koncert.”-tregon Baka.

Më tej ai imiton Besin i cili duke folur tamam si një gjirokastrit, i thotë Cekes se e donte për një koncert në Gjirokastër dhe donte edhe një këngëtar nga Jugu. Cekja menjëherë kishte përmendur Yllin por ndërkohë që për vete kishte kërkuar 1000 euro, për Yllin kërkoi 1 milion lek.

“U mbyll pazari dhe për tre minuta Cekja më merr mua.”-vijon më tej Baka dhe citon Ceken që i thotë për koncertin dhe i flet për pazarin. “Te kam si Ervinin tim dhe nuk të lë pa lekë. 500 mijë lekë do marrësh!”-i kishte thënë aktori Bakës. Megjithatë, pavarësisht kësaj ndodhie që kishte përfunduar me të qeshura, të dy ata vijojnë të kenë marrëdhënie shumë të mira dhe këtë e dëshmuan në një telefonatë të bërë në emision.

Të këshilluara

Victoria Beckham më në formë se kurrë

Më në fund! Pa ndihmën e patericave dhe më në formë se kurrë, ylli Victoria Beckham është shfaqur ditën e djeshme në aeroportin e Londrës, me pamje krejt normal...

13:33

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI