Flash

Nesër ceremonia e çmimeve "Oscar", çfarë do të ndodhë

Lapsi.al 3 March 2018
Nesër ceremonia e çmimeve "Oscar", çfarë do

"Hollywood" do të vishet me magji këtë fundjavë. Është pikërisht ceremonia e ndarjes së çmimeve "Oscar", që do të nderojë produksionet më të mira kinematografike për vitin 2017. Por si është atmosfera përpara ceremonisë, cilat janë temat që do të mbizotërojnë diskutimin rreth Oscar-ve, çfarë do të konsumojnë yjet pjesëmarrëse në festën pas kësaj shfaqjeje televizive?

Emigracioni, kontrolli për armët, pretendimet për ngacmim seksual brenda Hollivudit janë tema që nuk do t’i mungojnë ceremonisë së Çmimeve Oscar që mbahet më 4 mars.

Diskutimi për këto çështje ka filluar që në pritjen e organizuar nga Akademia e Artit dhe Shkencave për filmat e animuar të kandiduar, ku regjisorët e këtyre prodhimeve kanë ndarë pikëpamjet e tyre lidhur me problematikat.

Ndërkaq, sa i përket kësaj kategorie, fitorja duket se do t’i shkojë filmit “Coco”.

Por nuk do të ketë vetëm diskutime apo ndarje çmimesh. Pas ceremonisë, yjet pjesëmarrës do të shijojnë një menu elegante të sjellë nga shef Wolfgang Puck.

Ky është viti i 24-rt që ai kujdeset për gostinë e kësaj mbrëmjeje, në menunë e të cilës përfshihen 50 pjata të ndryshme, duke filluar që nga raviolit me karrota dhe tartuf të zi, parfetë e haviarit të dekoruara me ar 24-karatësh e deri tek makaronat e frymëzuara nga koktejle si negroni apo mojito.

Nuk do të mungojnë as ushqimet vegane e pa gluten, për të kënaqur shijet e çdo të pranishmi.

Në atmosferën përpara ceremonisë, ai që ka bërë bujë është padyshim Harvey Weinstein.

Ai nuk do të jetë fizikisht i pranishëm në shfaqjen e së dielës, por një statujë me përmasa reale e producentit tashmë të turpëruar është shfaqur pranë Dolby Theatre.

Të këshilluara

Victoria Beckham më në formë se kurrë

Më në fund! Pa ndihmën e patericave dhe më në formë se kurrë, ylli Victoria Beckham është shfaqur ditën e djeshme në aeroportin e Londrës, me pamje krejt normal...

13:33

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI