Flash

Zhdukja e mistershme e aktores maqedonase në SHBA

Lapsi.al 3 March 2018
Zhdukja e mistershme e aktores maqedonase në SHBA

Quhet Adea Shabani aspirantja për aktore nga Maqedonia, e cila është zhdukur në mënyrë të mistershme në Los Angeles.

Rasti i 25-vjeçares shqiptare ka mobilizuar autoritetet dhe qytetarët atje, të cilët po ndërmarrin një fushatë për gjetjen e vajzës.

E reja u zhduk pa lënë gjurmë një javë më parë, diçka që sipas familjareve dhe miqve të saj është e pazakontë.

Shabani u largua nga Maqedonia 2 vjet më parë për të studiuar aktrim në Los Angeles. Shqetësimet u ngritën pasi vajza mungoi në një leksion të rëndësishëm në akademinë e aktrimit Stella Adler.

Dyshime ngjalli edhe mungesa e postimeve në rrjetet sociale, ku zakonisht ishte shumë aktive. Mesazhi i fundit i dërguar prej saj fliste për qirinj të kuq, por nuk ofroheshin të dhëna mbi vendndodhjen.

Miqtë e 25-vjeçares po shpërndajnë postera të Adeas, e kanë kërkuar ndihmë edhe përmes rrjeteve sociale. Për herë të fundit, ajo u pa në Wilcox Avenue në Hollivud e datën 23 shkurt. Nëna e vajzës që udhëtoi nga Maqedonia drejt Los Angelesit në përpjekjen për gjetjen e të bijës ka punësuar një hetues privat për rastin.

Të këshilluara

Victoria Beckham më në formë se kurrë

Më në fund! Pa ndihmën e patericave dhe më në formë se kurrë, ylli Victoria Beckham është shfaqur ditën e djeshme në aeroportin e Londrës, me pamje krejt normal...

13:33

Dasma mbretërore, 2600 të ftuar

Princi Harry dhe Meghan Markle pritet që gjatë pranverës të kurorëzojnë fejesën me martesë. Çifti ka ftuar mijëra personalitete të sferave të ndryshme jetëso...

17:54

Klohe tregon gjininë e bebit

Khloe Kardashian është shfaqur shpesh së fundmi teksa mban barkun me duar. Në fillim u aludua se 33 vjeçarja do të sillte në jetë një djalë, por burime pranë çi...

17:49

Naome Campbell pranon lidhjen me modelin e ri

Naomi Campbell këto kohë nuk i ka shpëtuar komenteve për jetën përsonale pasi është përfolur për lidhjen e dashurisë me reperin Skepta i cili është 12 vite më i...

17:25

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI