Flash

Flet babai i Dua Lipa-s,'Duan nuk e ftoi njeri për pavarësinë'

Lapsi.al 21 February 2018
Flet babai i Dua Lipa-s,'Duan nuk e ftoi njeri për

Dua Lipa nuk ka pasur ftesë zyrtare nga institucionet e vendit që të interpretojë në Prishtinë në Ditën e Pavarësisë. E për më tepër, as që është biseduar për ndonjë kosto që ajo t’i përgjigjej ftesës.

Këtë e ka konfirmuar stafi i këngëtares së njohur botërore ashtu sikurse edhe Presidenca e Kosovës. Kjo e fundit ka thënë se ka tentuar ta sillte edhe Lipën dhe këngëtaren tjetër me prejardhje shqiptare Bebe Rexha, por kjo ka mbetur në nivel bisedash pasi një gjë e tillë paraprakisht ka qenë e pamundur.Dukagjin Lipa, pjesë e stafit menaxherial dhe njëherësh babai i këngëtares që po arrin majat në skenën botërore, i ka thënë “Kohës Ditore” se të gjitha diskutimet janë bërë në lidhje me kohën dhe orarin e saj, por edhe këto biseda qenë jozyrtare.

“Të gjitha diskutimet që i kemi bërë për ardhjen e mundshme të Duas në Prishtinë kanë qenë lidhur me kohën dhe orarin e saj, por edhe këto biseda kanë qenë në forma miqësore, krejtësisht jozyrtare. Prandaj nuk është i vërtetë as pretendimi e as shuma e cila është përfolur në këto portale, pasaktësi për të cilën ne ndiejmë keqardhje”, ka thënë Lipa.

Të këshilluara

Ed Sheeran i martuar, i del sekreti në koncert

Shume personashe të njohur  martohen në fshehtësi, pasi dëshirojnë që të shijojnë këtë moment vetem për vete. Mesa duket këtë gjë ka bërë edhe këngëtari i nj...

11:58

Romir Zalla: Nuk më japin kredi se jam aktor

Artistët ndihen të nënvlerësuar, sepse duke krahasuar atë çfarë japin me atë çfarë marrin është thjesht diçka shumë qesharake. Këtë gjë e ka pohuar edhe aktori ...

18:37

Dua Lipa feston suksesin e rradhës (FOTO)

Pas këngës shumë të suksesshme “New Rules”, të cilën e publikoi në vitin 2017, ajo erdhi me një tjetër hit. Bëhet fjalë për projektin “IDGAF”, këngë kjo e ci...

17:30

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI