Flash

"Cranberries" së shpejti me albumin e tetë, përfshirë dhe zërin e Dolores O'Riordan

Lapsi.al 20 February 2018
"Cranberries" së shpejti me albumin e tetë,

“Cranberries” do të publikojë së shpejti albumin e tetë, të papublikuar më parë me zërin e Dolores O’Riordan.

Një muaj pas vdekjes së papritur të këngëtares, pjesa tjetër e grupit njoftoi nëpërmjet mediave sociale se në muajt e ardhshëm do të dalë në dritë një projekt regjistrimi që do të përfshijë ish-udhëheqësen e grupit. “Ishte dëshira e saj”, shkruan Ferg, Noel dhe Mike në Facebook duke falenderuar fansat për mbështetjen e tyre në një periudhë trishtimi të thellë.

“Para së gjithash, ne do të donim të falenderonim të gjithë për mbështetjen dhe fjalët e mira gjatë këtyre javëve të fundit. Siç mund ta imagjinoni, kjo ishte një kohë shumë e trishtuar dhe e vështirë, jo vetëm për ne, por edhe për familjen e Dolores, e cila ka pasur një ndikim pozitiv në jetën e njerëzve”.

“Shumë njerëz kanë pyetur se çfarë do të bëhet me grupin pas largimit të Dolores. Në muajt e fundit, ne kishim nisur procesin e të shkruarit të një albumi të ri i cili filloi me shumë këngë të reja. Dolores kishte regjistruar një pjesë të zërave të këtyre këngëve, kështu që ne kemi vendosur për ti përfunduar ato, sepse ajo këtë dëshironte”-u shprehën anëtarët e grupit.

Të këshilluara

Liam Payne hedh poshtë fjalët për ndarje

Ata kanë vetëm një vit bashkëjetesë si dhe janë prindër të një djali të vogël. Thuhej se diferenca e madhe në moshë dhe angazhimet e shumta të këngëtarëve, i...

15:56

Suksesi sërish ndjek Dua Lipën

Padyshim që Dua Lipa po pushton tregun ndërkombëtar të muzikës. Këngëtarja me origjinë shiptare pas suksesit me këngën ‘Neës Rules’ ku theu rekord si artistj...

14:23

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI