Flash

Ermal Meta le mbrapa Eugentin sipas preferencave në ‘Eurovision'

Lapsi.al 13 February 2018
Ermal Meta le mbrapa Eugentin sipas preferencave në ‘Eurovision'

Kënga që do të përfaqësojë Italinë në ‘Eurovision 2018’, “Non mi avete fatto niente”, është në krye të preferencave të ndjekësve të festivalit evropian. Në faqen ‘Wiwibloggs’, kënga e Ermal Metës dhe Fabrizio Moro ka marrë mbi 25% të votave, një diferencë e madhe me vendin e dytë, Spanjën, që ka gati 18% të votave. Nga 9 shtete që kanë përzgjedhur tashmë këngët e tyre, Eugent Bushpepa që do të përfaqësojë Shqipërinë me “Mall”, renditet në vend të gjashtë me gati 8% të votave në ‘Wiwibloggs’, me një diferencë prej 2% nga vendi i pestë.

Gjithsesi, Eugenti nuk ka publikuar ende versionin përfundimtar të këngës dhe shumë komentues kanë pritshmëri të larta për produktin e përpunuar për ‘Eurovision’. Në këtë renditje, Shqipëria ka lënë pas vetes Britaninë e Madhe, Zvicrën dhe Maltën, ndërkohë që fansat mund të votojnë ende në sondazh.

Të këshilluara

Kylie xhiro me bebin, fansat habiten (FOTO)

Kylie e theu akullin dhe u shfaq sot në një shëtitje me mikeshën e saj më të mirë, por fansat u shokuan kur e panë për herë të parë të veshur sportive, me shumë...

16:39

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI