Flash

Ermal Meta reagon ashpër ndaj gazetarëve shqiptarë: Mos spekulloni, ju nuk dini asgjë nga jeta ime

Lapsi.al 13 February 2018
Ermal Meta reagon ashpër ndaj gazetarëve shqiptarë: Mos

Ermal Meta fitoi Sanremon 2018, ndërsa në Shqipëri kishte shumë nga ata që u gëzuan duke u krenuar me djaloshin shqiptar, por duket se këngëtari nuk ka ngelur shumë i kënqur nga gazetarët shqiptarë. Ai ka bërë një status në Facebook sot drejtuar gazetarëve shqiptarë, ku e fillon postimin me fjalinë “Mos spekulloni mbi jetën time, ju nuk dini asgjë nga jeta ime”. Ermal Meta vazhdon më poshtë duke shkruar se kënga e Sanremos është kundër terrorizmit dhe vetëm kaq.

Mesazh për të gjithë gazetarët shqiptarë: Mos spekulloni mbi jetën time, ju nuk dini asgjë nga jeta ime. Kur në atë intervistë përdora fjalën “bastard” nuk thash asnjë emër. Mos e shtoni ju atë emër sepse gaboni rëndë jo vetëm me mua por edhe me familjen e personit për të cilin po shkruani ose po flisni. Kënga që fitoi festivalin e Sanremos është kundër terrorizmit, asgjë më shumë. Shpresoj mos te lexoj më gjëra të tilla. Falemnderit për vëmëndjen.” – shkruan Ermal Meta.

 

Të këshilluara

Fifty Shades Freed thyen rekord në kinema

Para pak ditësh kishte premierën Fifty Shades Freed – filmi i fundit i trilogjisë Fifty Shades of Grey. Miliona njerëz shkuan në kinema për të parë se si do ...

11:40

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI