Flash

PD pranon kontratat e lobingut: Nuk janë shpenzime zgjedhore, por lidhen me aktivitetin politik

Lapsi.al 13 December 2017
PD pranon kontratat e lobingut: Nuk janë shpenzime zgjedhore, por lidhen me

Partia Demokratike, me anë të juristit të saj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ivi Kaso, ka pranuar se kontratat e konsulencës që kapin vlerën e 650 mijë dollarëve të përdorura me kompanitë amerikane janë të vërteta, por ato nuk janë shpenzime të fushatës zgjedhore të 25 qershorit. Avokati i PD-së në KQZ theksoi dje se këto para janë paguar nga PD gjatë aktivitetit të saj të zakonshëm politik dhe si të tilla këto fonde do të deklarohen në raportin vjetor që PD do të depozitojë në KQZ në fund të vitit 2017. Sipas tij, nuk ka asgjë për të fshehur dhe se kontratat i janë vënë KQZ-së dhe auditeve në dispozicion nga vetë PD-ja.

Nuk ka asgjë të paligjshme dhe asgjë për t’u fshehur. Për sa u përket mospërputhjeve të tjera, ka kontrata konsulence që u janë vënë në dispozicion ekspertëve dhe monitoruesve të zgjedhjeve nga vetë PD-ja. Janë dhe pagesat që u janë vënë në dispozicion ekspertëve të KQZ-së nga vetë PD-ja, të cilat nuk figurojnë në raportin financiar të fushatës zgjedhore të PD-së dhe kjo për një arsye të thjeshtë, sepse janë kontrata që nuk kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore të subjektit zgjedhor PD. Janë pagesa që nuk lidhen në asnjë mënyrë me pagesat zgjedhore të subjektit Partia Demokratike. Janë kontrata dhe marrëveshje të cilat lidhen me aktivitetin e zakonshëm politik të subjektit Partia Demokratike. Si të tilla, ato përfshihen në raportin e përgjithshëm vjetor të vitit 2017 të PD-së”, - ka deklaruar dje avokati Ivi Kaso.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI