Flash

Berisha sulmon ambasadorin amerikan: Lu është akuzuar për korrupsion!

Lapsi.al 12 December 2017
Berisha sulmon ambasadorin amerikan: Lu është akuzuar për

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur komentuar qëndrimin e ambasadorit amerikan Donald Lu lidhur me kryeprokurorin e ri.

Berisha tha se LU-ja ka konflikt interesi në këtë çështje, pasi Adriatik Llalla e ka akuzuar për korrupsion.

“Llalla  e ka akuzur LU-në për korrupsion. LU-ja duhet t’i përgjigjej për këto akuza. E ka akuzuar se më ka ardhur në zyrë dhe më ka kërkuar të ndërpresë hetimet për X cështje. Unë kam prit që zoti Lu t’i përgjigjet. Gjëja më e rëndë që ka ndodhur në 27 vite janë akuzat e kryeprokurorit për një ambasador. Derisa ambasadori nuk ka reaguar do të thotë që ka diçka”, u shpreh Berisha gjatë një interviste në Abc News.

Më poshtë qëndrimi i tij i plotë për cështjen e kryeprokurorit dhe reagimin e ambasadorit amerikan, Donald Lu.

"Zoti Lu është në konflikt interesi. Ai ka 2 probleme. Ai do që Llalla të ikë sepse e vërteta është që Llalla e ka akuzuar Zotin Lu për korrupsion. Zoti Lu duhet të përgjigjej. Ai kërkon që të jetë më i pranishëm sesa i takon. Atëherë duhet të përgjigjet. Prokurori i shtetit e ka akuzuar se i ka shkuar në zyrë dhe i ka kërkuar të ndërpresë hetimet. Këtë nuk mund ta bëjë asnjë Presidenti i Republikës.  Kjo është shumë e rëndë. Kjo nuk ka ndodhur në 27 vite që prokurori i shtetit të akuzojë një ambasador. Zoti Lu duhet t’i përgjigjej, por përsëri ai nuk e bëri. Ai është në konflikt interesi.  Së dyti ai ka kërkuar indirekt të japë emra për prokuror. Kjo është e vërteta. Nëse ai bën këtë ka dalë nga detyra e tij. Kjo është e papranueshme. Nuk ka njerëz më proamerikanë se shqiptarët. Ai është shprehur që mund të ofrojë emra. Nuk ka dyshime për këtë. Llalla është i ikur. Nuk ka dyshime as për këtë. Ai rri aty për shkak të vazhdimësisë.  Edhe të thuash që bëjeni me konsensus dhe nxjerr jashtë çdo lloj kriteri ekspertizën pa ta kërkuar njeri... Asnjë nuk ja ka kërkuar. Asnjë nuk ka kërkuar ekspertizë ndërkombëtare për të interpretuar ligjet e parlamentit. Ai nuk mund të bëjë ekspertizën e ligjeve shqiptare"

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI